
Flash News
PD-ASHM siguron dy mandate në Kukës, Isuf Çelaj më i votuari preferencial
Drejtori i ARRSH-së paraqitet në SPAK
Berisha thërret protestë më 16 maj: Zgjedhjet u diktuan nga bandat kriminale
Dosja “Toyota Yaris”/ SPAK kërkon 6 vite burg për avokatin Radovan Çela
Shkodër, familjarët gjejnë të varur 65-vjeçaren
PS drejt kontrollit të plotë legjislativ, çfarë do të thotë kjo për demokracinë?
Për herë të parë në tre dekada, socialistët po shkojnë drejt një shumice të cilësuar në parlament me 82-84 mandate. Përballë një opozite të fragmentarizuar rezultati i jep asaj mundësinë për një kontroll të gjerë mbi proceset legjislative dhe institucionale në vend. Nisur nga përvoja politike, ekspertët e shohin me shqetësim këtë përqendrim pushteti.
Ashtu si në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021, edhe në zgjedhjet e 11 majit 2025, opozita dështoi të paraqiste në fletën e votimit një koalicion gjithëpërfshirës, teksa partitë e reja sfiduan ndjeshëm “status-quo”-në e saj.
Ky polarizim i la rrugë një rezultati të thellë të Partisë Socialiste, e cila megjithëse mori thuajse të njëjtin numër votash me zgjedhjet e shkuara, siguroi numër më të lartë mandatesh.
Për herë të parë që prej vitit 1997, socialistët po shkojnë drejt një shumice të cilësuar në parlament. Asokohe në një parlament me 155 deputetë PS e drejtuar nga Fatos Nano siguronte 101 mandate përballë PD-së së Sali Berishës, e cila u ndëshkua me votë për krizën piramidale të periudhës janar-gusht.
Duke parë prirjen e votave të 11 majit 2025, legjislatura e XI-të mund të shohë rikthimin e PS-së në një “supermaxhorancë” të tillë – edhe pse jo fiks në numër për të përbërë 3/5 e Kuvendit për atë që konsiderohet si shumicë e cilësuar.
Sidoqoftë, për Lutfi Dervishin, gazetar dhe njohës i mirë i politikës, rikthimi i një situate të tillë në pushtetin legjislativ mund të ketë ndikim të madh për demokracinë e vendit.
“Kjo shumicë e madhe i jep qeverisë avantazh në miratimin e reformave dhe ligjeve, por gjithashtu, vë në pikëpyetje forcimin e institucioneve dhe cilësinë e demokracisë,” tha ai për Citizens.al.
Ngjashëm mendon dhe Afrim Krasniqi, studiues dhe drejtues i Institutit të Studimeve Politike (ISP). Sipas tij me një situatë të tillë mund të vihen në diskutim ligje apo reforma, të cilat janë miratuar apo kërkojnë shumicë të cilësuar në Kuvend.
“Ky është rasti i parë pas 20 viteve kur një parti politike ka numrin e nevojshëm të votave për të ndryshuar ligje specifike, siç quhen ligjet organike të tilla, me votat e saj, ose me aleatë siç mund të jetë rasti i PSD-së, e cila voton gjithmonë për PS-në,” komentoi Krasniqi.
Partia Socialdemokrate, e drejtuar nga Tom Doshi, rezultoi e para në Vaun e Dejës, teksa siguroi 2 mandate në qarkun e Shkodrës duke thyer raportet mes partive kryesore. Së bashku me një mandat në qarkun e Tiranës, PSD mund të përsërisë rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2021 ku fitoi 3 mandate.
Zakonisht, për ligjet bazë kërkohet shumicë e thjeshtë. Ndërsa për të ndryshuar kodet, ligjet që organizojnë pushtetin gjyqësor, prokurorinë apo dhe institucione të tjera nevojitet shumica e cilësuar.
Ngjashëm kërkohet shumicë e cilësuar për të emëruar anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, Këshillit të Lartë Gjyqësor, Inspektoratin e Lartë të Drejtësisë, Prokurorin e Përgjithshëm, Avokatin e Popullit, Kontrollin e Lartë të Shtetit etj.
Thënë këtë, një “supermaxhorancë” mundet t’i ndryshojë ligjet kyçe dhe të zgjasë kontrollin mbi institucionet më të larta të shtetit, pa pasur nevojë për gjetjen e një dakordësie me opozitën.
Këtë pikë, Dervishi e sheh me shqetësim, pasi rrezikohen balancat. Ai thotë në mënyrë figurative se “me gërshërën e madhe që mori më 11 maj, shumica socialiste mundet t’i presë më lehtë thonjtë SPAK-ut.”
Pas arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, përpara fushatës zgjedhore, Kryeministri Rama, mbajti një qasje të ashpër ndaj SPAK-ut duke paralajmëruar ndërhyrje për të ndryshuar kompetencat apo mënyrën se si kjo strukturë vepron.
Krasniqi sheh te ky paralajmërim ndërhyrjen në sistemin legjislativ për të hequr nga vlerësimi si vepër penale të “shpërdorimit të detyrës” nga zyrtarët.
“[Rama] nuk e ka fshehur asnjëherë prirjen për të larguar përgjegjësitë publike që vijnë nga zyrtarët e lartë, në lidhje me këtë vepër penale që është objekt i SPAK-ut,” thekson Krasniqi, sipas së cilit nëse PS ndërhyn për ta ndryshuar kuadrin ligjor do të deformonte të gjitha aktet që lidhen me funksionimin e SPAK-ut.
Një mazhorancë kaq e fortë numerikisht e ka më të lehtë edhe të ndryshojë Kushtetutën, e cila kërkon “2/3-at e votave”, pra 93 vota. Numrat e bëjnë më të lehtë për të negociuar duke ulur ndikimin e opozitës në situata të tilla.
Në këtë perspektivë, nisur nga përvoja e shkuar në zgjedhje ku PS është forcuar, prej 2017 qeveris e vetme, Krasniqi është i mendimit se rezultati tregon një cenim të besimit se vota mund të ndryshojë qeverisjen në Shqipëri.
“Është një lloj zhvillimi anti-historik në aspektin e qeverisjes dhe në aspektin e sovranitetit qytetar”, analizon Krasniqi, ndërsa shpjegon se kjo tregon që problemi është sistemi dhe se PS-ja ka krijuar “një lloj sistemi patronazhist që kontrollon gjithë territorin, kontrollon votën, kontrollon burimet shtetërore dhe si të tilla i përkthen këto në vota”.
Ndarja e mandateve në 34 vite sistem pluralist në Shqipëri
Zgjedhjet e para pluraliste në Shqipëri u zhvilluan në vitin 1991. PS, e cila ishte ende e organizuar si Partia e Punës e Shqipërisë (PPSH), fitoi 169 nga 250 mandate që kishte asokohe në total të Kuvendi – PD mori 75 mandate.
Mirëpo në zgjedhjet e parakohshme të vitit 1992, për Kuvendin e riformatuar me 140 mandate, PD fitoi bindshëm duke siguruar 92 deputetë, ndërsa PS u tkurr në 38, partitë e tjera: PSD 7, Partia Republikane 1, Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut 2.
Zgjedhjet e vitit 1996, u shoqëruan me bojkot të pjesshëm të PS-së dhe aleatëve të saj, pasi PD kishte miratuar një kuadër ligjor që kufizonte pjesëmarrjen e ish-funksionarëve të sistemit komunist në proces. Për rrjedhojë, PD fitoi 122 mandate, por procesi, i cili u shoqërua me parregullsi, u kontestua ashpër.
Për shkak edhe të krizës politike dhe piramidale që pasoi këto zgjedhje, vendi shkoi në zgjedhje të parakohshme në vitin 1997 ku PS u kthye në pushtet duke fituar 101 mandate nga 155 të Kuvendit që u riorganizua.
Në zgjedhjet e vitit 2001, me mbështetjen e aleatëve të saj, PS ruajti pushtetin duke siguruar 73 nga 140 mandate.
Në vitin 2005, pushteti kaloi në duart e PD-së, e cila fitoi 56 mandate, ndërsa Partia Socialiste mori vetëm 42 mandate. PR fitoi 11, PSD 7 dhe Lëvizja Socialiste për Integrim fitoi 5.
Në zgjedhjet e vitit 2009, PS rriti numrin e mandateve në 65, por PD qëndroi në pushtet përmes një koalicioni me LSI, pasi asnjëra prej tyre nuk kishte shumicën e nevojshme për të qeverisur.
Ky koalicion u përmbys në zgjedhjet e vitit 2013, kur PS fitoi sërish 65 mandate, por arriti të formojë qeverinë përmes aleancës me LSI-në, duke çuar numrin e përgjithshëm të mandateve në 83.
Në vitin 2017, PS fitoi e vetme shumicën në Kuvend me 74 mandate dhe të njëjtin rezultat e përsëriti edhe në zgjedhjet e vitit 2021.
Rreziku i përqendrimit të pushtetit
Një parti që zotëron një shumicë kaq të gjerë në Kuvend e ka të lehtë të anashkalojë debatet parlamentare dhe të përjashtojë opozitën nga procesi vendimmarrës duke vënë kështu në rrezik sistemin demokratik.
Paralelisht “supermaxhoranca” mund të zbehë rolin e Presidentit, mund të çojë përpara reforma të njëanshme dhe të kthejë opozitën në një “lloj dekori”.
“Një shumicë prej 3/5 në Kuvend mund të jetë një shpatë me dy tehe. Njëra anë ofron stabilitet dhe efikasitet në qeverisje, ana tjetër përbën rrezik për minimin e institucioneve të pavarura,” shpjegon Lutfi Dervishi.
Në shumë raste, Kuvendi ka fuqinë të rrëzojë dekretet e Presidentit me shumicën prej 3/5, duke e reduktuar rolin e Kreut të Shtetit në një funksion kryesisht ceremonial.
Në këto kushte, reforma të rëndësishme si ato në drejtësi, procesin zgjedhor apo ndryshimet kushtetuese, mund të kalojnë pa dakordësi të gjerë dhe pa konsensus me opozitën.
Ky përqendrim i pushtetit krijon një realitet, ku shumica qeverisëse kontrollon edhe Kuvendin, duke e kthyer atë në një mekanizëm miratues të vendimeve të saj duke i zhbërë rolin kontrollues që ka parlamenti. Sipas Dervishit një situatë e tillë do ta kthente parlamentin “në noter të qeverisë dhe ndoshta zeron dhe debatet e brendshme”.
Për Afrim Krasniqin, një mazhorancë e tillë është “gati vrasëse” për konceptin e demokracisë.
“Edhe në kuadër integrimi, një numër i tillë votash, tregon që maxhoranca nuk do të ketë nevojë për opozitën. Ose do të ketë nevojë për një opozitë fasadë, që do të thotë nuk do të ndjejë asnjë lloj presioni për të pasur dakordësi politike për çdo lloj nisme që ajo mund të marrë në kuadër të procesit të integrimit dhe në përfaqësimin e Shqipërisë,” analizon Krasniqi.
Edhe Dervishi shpreh gjithashtu shqetësimin për dekurajimin e alternativave të reja politike dhe dobësimin e demokracisë pluraliste.
“Në kuadër të përafrimit me legjislacionin e BE-së, shumica nuk ka më nevojë për konsensus me opozitën,” thotë ai.
Në mungesë të balancave dhe kontrollit të vërtetë opozitar, një përqendrim i tillë i pushtetit mund të çojë në kapjen e institucioneve dhe në dobësimin e sistemit demokratik.
“Pyetja është ‘A do ta përdorë PS/Rama këtë fuqi për të forcuar institucionet demokratike, apo për të konsoliduar më tej kontrollin mbi to?’ Druaj se do të ndodhë kjo e dyta,” përmbyll Dervishi./ Citizens.al
Të fundit



Tabaku ndjek numërimin e kutive të fundit: Shqipëria nuk di të bëjë zgjedhje
13 Maj 2025, 22:06


Tirana pret liderët evropianë më 16 maj, zbardhet axhenda e samitit
13 Maj 2025, 21:11
Mbyllet numërimi në Vlorë, PS merr 9 mandate, PD mbetet me 3
13 Maj 2025, 20:59



Një shtëpi për një votë? Kredi të buta për administratën para zgjedhjeve
13 Maj 2025, 20:10
PD-ASHM siguron dy mandate në Kukës, Isuf Çelaj më i votuari preferencial
13 Maj 2025, 20:01
Sondazh/ A ishin të ndershme zgjedhjet e 11 majit?
13 Maj 2025, 19:27
Zgjedhjet 2025/ Vijon numërimi i votave të diasporës, rezultatet
13 Maj 2025, 19:21
Lapaj: Jemi pranë një mandati në Fier, ja marrim PS-së
13 Maj 2025, 19:17
Zgjedhjet 2025/ Më pak se 100 kuti për t’u numëruar, ja si ndahen votat
13 Maj 2025, 18:47
82 mandate, një shpërblim për çfarë?
13 Maj 2025, 18:36




Osmani: Tragjedia në Koçan po keqpërdoret për polarizim etnik e politik
13 Maj 2025, 17:17


Edhe 146 kuti për t'u numëruar, sa vota kanë marrë partitë në rang vendi
13 Maj 2025, 16:34

“Shkodra Elektronike” ngjitet sonte në skenën e Eurovision 2025
13 Maj 2025, 16:02

Mungesa e medias së pavarur cënoi zgjedhjet, thonë vëzhguesit
13 Maj 2025, 15:34
Numërohen kutitë e para për kandidatët në Rrogozhinë
13 Maj 2025, 15:31




Shqipëria me agroindustrinë më të pazhvilluar në Rajon, Kosova e para
13 Maj 2025, 14:43


Përfundon numërimi i votave preferenciale në KZAZ 69, Skrapar
13 Maj 2025, 14:23
Drejtori i ARRSH-së paraqitet në SPAK
13 Maj 2025, 14:15


Berisha thërret protestë më 16 maj: Zgjedhjet u diktuan nga bandat kriminale
13 Maj 2025, 13:56

Aksident pranë shkollës 9-vjeçare në Korçë, makina godet nxënësin
13 Maj 2025, 13:40

Gjykata e Lezhës liron bashkëshortin e Elda Hotit
13 Maj 2025, 13:24


Dosja “Toyota Yaris”/ SPAK kërkon 6 vite burg për avokatin Radovan Çela
13 Maj 2025, 12:53
Konflikt mes vëzhguesve në një KZAZ në Tiranë, 7 të shoqëruar
13 Maj 2025, 12:44
Mbyllet numërimi në Kamëz, kryeson PD
13 Maj 2025, 12:37

Shkodër, familjarët gjejnë të varur 65-vjeçaren
13 Maj 2025, 12:21
Alimehmeti: Shqipëria nuk shkon dot në Evropë me këto zgjedhje
13 Maj 2025, 12:12

Burgu i Durrësit ‘bastion’ i PS
13 Maj 2025, 11:49
Përfshihet nga flakët një banesë në Lezhë
13 Maj 2025, 11:36

Putini ynë!
13 Maj 2025, 11:23

Nuk zhbllokohet Kuvendi i Kosovës, dështon edhe seanca e 15-të
13 Maj 2025, 10:58

Përfundon votimi në Berat/ PS merr 5 mandate, PD-ASHM merr 2
13 Maj 2025, 10:40
Kikia: Mandati i katërt për Ramën precedent për demokracinë
13 Maj 2025, 10:28
Demokratët fitojnë bindshëm Kavajën
13 Maj 2025, 10:21


SHBA-ja heq mbrojtjen e përkohshme për mijëra afganë
13 Maj 2025, 09:44
Përmbysja e rezultatit në Lezhë, PD-ASHM siguron 4 deputetë
13 Maj 2025, 09:44

Pezullohet numërimi në burgun e VIP-ave, u gjetën dy fletë votimi më shumë
13 Maj 2025, 09:23


Numërimi drejt fundit, PD rrëmben kryesimin në Shkodër dhe Lezhë
13 Maj 2025, 08:51
Rezultati/ PS fiton për herë të parë në Paskuqan
13 Maj 2025, 08:39


Kthjellime dhe vranësira, si parashikohet moti këtë të martë
13 Maj 2025, 08:02
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
13 Maj 2025, 07:48

Përfundon numërimi i votave në Mirditë, PD fiton bindshëm
12 Maj 2025, 23:40

Katër bajame në ditë, 6 përfitime direkte në organizëm
12 Maj 2025, 23:15

Denoncimi/ Shpërblimi elektoral për Noizyn
12 Maj 2025, 22:51
Fitoi mandatin nga lista e hapur në Kukës, kush është Elvira Peka
12 Maj 2025, 22:38
Fitorja në Kukës, Flamur Hoxhaj: Fryt i punës dhe programit që kemi bërë
12 Maj 2025, 22:30
Tritan Shehu flet për rezultatin në zgjedhje: Lazarati votoi për PD-në
12 Maj 2025, 22:30
Trump mund të udhëtojë në Turqi për negociata mes Zelenskyt dhe Putinit
12 Maj 2025, 22:16
Mbaron numërimi në qarkun e Kukësit, PD fiton 2 mandate
12 Maj 2025, 22:11
Egnatia shpallet kampione e Shqipërisë, i shuan ëndrrën 24-vjeçare Vllaznisë
12 Maj 2025, 22:03


I dënuari shqiptar terrorizon burgun në Greqi, merr peng gardianët
12 Maj 2025, 21:36
Rama largohet nga selia, nuk prononchet për gazetarët
12 Maj 2025, 21:26
Raport i ri, refren i vjetër
12 Maj 2025, 21:18
PD kalon në avantazh në Lezhë, siguron 4 mandate
12 Maj 2025, 21:06
PD kryeson në Kavajë ndaj PS
12 Maj 2025, 20:57
Në Shkodër, komisionerët e PS dhe PD i bën bashkë Vllaznia
12 Maj 2025, 20:43