
Flash News
U vra në qendër të Sukthit, e shkuara e ‘errët’ e Arben Mërkurit
Pakti për presidentin, PD fiton të drejtën të propozojë ‘kandidatët humbës’
Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja të karburanteve
Vendimi i qeverisë, 160 milionë lekë për federatat sportive dhe sportistët elitarë
Qeveria shpall pushim zyrtar 25 majin për Tiranën, kryeqyteti bllokohet deri në orën 18.00
PS i dha karton të kuq Srebrenicës/ Ballkani jehonë rezolutës: Kuvendi shqiptar hodhi poshtë gjenocidin
Maxhoranca rrëzoi dje e vetme rezolutën e propozuar nga PD e Berishës, për të dënuar gjenocidin e Srebrenicës. Me 51 vota kundër dhe 15 pro, Kuvendi vendosi të mos miratojë rezolutë.
Ish-kryeministri Sali Berisha dënoi aktin e soçialistëve duke thënë “Votuat sipas urdhrit të Aleksandër Vuçiç. Shqipëria nuk ka pasur kurrë më anti-shqiptar si Edi Rama. Votuat duke shkelmuar mbi jetët e 10 mijë shqiptarëve në Kosovë”.
Deputetët e maxhorancës u shfaqën në kamera të qeshura teksa i dhanë kartonin e kuq rezolutës për të dënuar gjenocidin e Srebrenicës ndaj shqiptarëve të Kosovës.
Jehona e rrëzimit të rezolutës mori vëmendjen e mediave të huaja të Ballkanit Perëndimor, në Serbi, Maqedoninë e Veriut, Bosnje-Hercegovinë e më gjerë.
Të parat që i dhanë zë rrëzimit të rezolutës, ishin mediat serbe, të cilat shfaqën haptazi ‘përgëzim’ për socialistët. “Tanjug” referuar zhvillimeve në Kuvend, citon në artikullin e saj deklaratën e ish-kryeministrit Sali Berisha për Ramën dhe presidentin serb Aleksandër Vuçiç.
Agjencia e lajmeve “N1” në Serbi, që shfaqet jo rrallë herë kritike ndaj Vuçiç, ka pasqyruar po ashtu deklaratat e ish-kryeministrit Berisha i cili dënoi ashpër rrëzimin e rezolutës nga Kuvendi.
“Anadolu Agency”, agjencia e lajmeve turke, në artikullin e saj citon se “Kuvendi hodhi poshtë një kërkesë të disa ligjvënësve të opozitës për të mbajtur një seancë për të diskutuar një rezolutë që njeh dhe dënon gjenocidin e Srebrenicës. Propozimi për futjen e një pike në rend të dites për miratimin e rezolutës, e dërguar nga një grup deputetësh të Partisë Demokratike, u rrëzua me votat e shumicës së deputetëve”, shkruan Anadolu.
Ndërsa VOA, në një artikull të gjatë e të shpjeguar, nënvizoi se “Prej shumë vitesh Shqipëria është ndër vendet e pakta që nuk ka miratuar një rezolutë për të dënuar genocidin serb në Srebrenicë.”
Reagime ka pasur edhe nga mediet boshnjake dhe maqedonase.
Pas jehonës që mori lajmi në thuajse të gjitha mediat ballkanike. kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla në studion e “Opinion”, e justifikoi rrëzimin e rezolutës me argumentin se ajo ishte propozuar nga ish-kryeministri Berisha.
Të fundit




Biden 'mbështet fuqimisht' aplikimet finlandeze dhe suedeze në NATO-s
18 Maj 2022, 21:57
U vra në qendër të Sukthit, e shkuara e ‘errët’ e Arben Mërkurit
18 Maj 2022, 21:34
Eurodeputetja Arba Kokalari: NATO do jetë më e fortë me Suedinë e Finlandën
18 Maj 2022, 21:19
U fotografua me shenja dhune në fytyrë, Luana Vjollca: Traumë e vjetër
18 Maj 2022, 20:58
Të shtëna me armë në Sukth, qëllohet për vdekje një person
18 Maj 2022, 20:57






Cristiano Ronaldo merr kritika të ashpra për regjimin që i bën të birit
18 Maj 2022, 19:26




Pakti për presidentin, PD fiton të drejtën të propozojë ‘kandidatët humbës’
18 Maj 2022, 18:29
Cilat janë shenjat e horoskopit që duan të rrinë përherë beqarë
18 Maj 2022, 18:13


Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja të karburanteve
18 Maj 2022, 17:48


Pas 19 vjetësh, Sean Paul thyen heshtjen për 'aferën' e tij me Beyonce-n
18 Maj 2022, 17:11





U dënua me 4 vite burg, ish-kreu i UÇK do të apelojë vendimin e Speciales
18 Maj 2022, 15:41



