Flash News

E-TJERA

PS i zgjat mandatin Gjinushit, Fuga: E shëmtuar, sikur u mblodhën në birrari dhe morën vendim absurd

PS i zgjat mandatin Gjinushit, Fuga: E shëmtuar, sikur u mblodhën

Akademiku Artan Fuga ka reaguar pasi maxhoranca votoi e vetme ndryshimet e dy deputetëve socialistë, Petro Koçi dhe Ismet Beqiraj, që zgjasin mandatin e Skënder Gjinushit në krye të Akademisë së Shkencave.

Fuga shkruan se kjo që ndodhi sot ishte njësoj si një grup deputetësh të uleshin në një birrari dhe të miratonin një ligj jashtë procedurave.

Fuga shkruan se kjo është hera e parë në histori që ndodh diçka e tillë, në një kohë kur ASH ka bllokuar zgjedhjet e vitit të ardhshëm.

“Te arrijne deputetet socialiste ne komisionin e edukimit te mblidhen jashte cdo konteksti parlamentar, si te mblidhen ne nje birrari dhe te marrin jashte ligjit procedurial vendime absurde, nderkohe qe akademia e shkencave ka bllokuar zgjedhjet dhe institucionin dhe i ka nxjerre jashte ligjit zgjedhjet e ardhshme, nese behen, e frikshme, e pabesueshme, e shemtuar.

Si te votohet jo ne Kuvend, por te mblidhen deputetet ne ndonje lokal ne Dajt a ne Peze, pasi te pijne, te therrin dashin, te gjuajne me kobure ne tavan, dhe te marrin vendime.

Kjo eshte per here te pare histori.

Nuk ka vend per te ndeshkuar me kedo qe shkel ligjin fshehurazi. Ky te pakten ka frike nga ligji, e ben fshehurazi.

Beni kujdes ne jeten e perditshme!

Ruhuni!”, shkruan Fuga në Facebook.

Të fundit