Flash News

E-TJERA

“PS ka shpenzuar 40 mijë dollarë për sponsorizime në 3 muaj për faqen zyrtare në Facebook”

“PS ka shpenzuar 40 mijë dollarë për sponsorizime në 3

Drejtuesi i KRIIK Albania, Premto Gogo shprehet se partitë politike janë duke i kushtuar shumë rëndësi rrjeteve sociale për fushatën elektorale të zgjedhjeve të 25 prillit.. Ai zbuloi se vetëm në faqen zyrtare të Partisë Socialiste janë shpenzuar deri në 40 mijë dollarë për sponsorizime në tre muajt e fundit.

“Tashmë jemi të shurdhuar më shumë nga propaganda. Prej janarit deri në muajin mars, Partia Socialiste, faqja zyrtare e saj në Facebook, ka harxhuar nga 20 deri në 40 mijë dollarë vetëm për sponsorizime, pa futur këtu kandidatë apo faqe të tjera që janë të treta.

Kjo është një fushatë negative, sidomos mazhoranca, pasi PD dhe LSI i kanë shumë herë më të ulëta tarifat e deklaruara. Mazhoranca i kushton një rëndësi shumë të madhe pjesës së bombardimit të rrjeteve sociale”, u shpreh Gogo në A2.

Të fundit