Flash News

E-TJERA

PS kërkoi ‘ndëshkimin’ e 29 deputetëve të PD pas tensioneve në Kuvend, mblidhet nesër Sekretariati i Etikës

PS kërkoi ‘ndëshkimin’ e 29 deputetëve të PD pas

Pritet të zhvillohet nesër (e martë) në orën 10:00, mbledhja e Sekretariatit të Etikës, ku do të shqyrtohet kërkesa e grupit parlamentar të Partisë Socialiste për përjashtimin e 29 deputetëve të opozitës, pas tensioneve të ditës së enjte në seancën plenare.

Të enjten, pak orë pas mbylljes së seancës, Partia Socialiste paraqiti kërkesë për përjashtimin nga punimet e Kuvendit me 60 ditë për deputetët Belind Këlliçi, Albana Vokshi, Fidel Kreka, Ledina Alolli dhe Denisa Vata, Klevis Balliu, dhe Flamur Noka.

Gjithashtu PS kërkoi përjashtimin për 30 ditë për deputetët e tjerë Sali Berisha, Gazment Bardhi, Elda Hoti, Besart Xhaferri, Xhelal Mziu, Bledjon Nallbati, Luçiano Boçi dhe Saimir Korreshi.

Përjashtim me 10 ditë u kërkua për deputetë të tjerë, Edi Paloka, Ina Zhupa, Klodiana Çapja, Oerd Bylykbashi, Enno Bozdo, Tomorr Alizoti, Ivi Kaso, Gent Strazimiri, Luan Baçi, Bledi Himçi, Greta Bardeli, Manjola Luku, Flamur Hoxha dhe Kliti Hoti.

 

 

Të fundit