Flash News

E-TJERA

PS kërkoi shtyrjen e orarit të votimit në Vlorë deri në orën 22.00, mblidhet Komisioni Rregullator

PS kërkoi shtyrjen e orarit të votimit në Vlorë deri në

Komisioni Rregullator pritet të shqyrtojë kërkesën e PS për shtyrjen e orarit të votimit në Vlorë deri në orën 22.00.

Kërkesa do të diskutohet në mbledhje që pritet të mbahet në ora 17.00.

Dega e PS në Vlorë ka kërkuar që votimi të shtyhet për shkak të zhvillimit të garës çiklistike të ‘Giro d’Italia’ që do të mbajë rrugët të bllokuara gjatë orëve të paradites.

Ky propozim është depozituar të shtunën pranë KQZ nga PS, por është kundërshtuar nga PD e cila e ka konsideruar absurde.

Sipas Kodit Zgjdhor, orari i procesit të votimit  zhvillohet nga ora 07:00 deri në orën 19:00.

Pritet të shihet nëse KQZ do të marrë parasysh kërkesën e PS dhe do të lejojë vazhdimin e procesit të votimit deri në orën 22:00.

Të fundit