Flash News

E-TJERA

PS kërkon përjashtimin e 24 deputetëve, opozita ndërpret mbledhjen e Komisionit të Etikës

PS kërkon përjashtimin e 24 deputetëve, opozita ndërpret

Opozita nuk ka lejuar zhvillimin e mbledhjes së Komisionit të Etikës.

Komisioni do të shqyrtonte kërkesën e socialistëve për përjashtimin nga seancat plenare të 24 deputetëve demokratë, me argumentin se shkaktuan kaos dhe dëme në seancën e kaluar plenare.

Opozita nuk lejoi që mbledhja e komisionit të mbahej. Deputetët hynë në sallë duke mos lejuar që kryetarja e komisionit, Klotilda Bushka të vijonte mbledhjen.

Pas hyrjes së deputetëve të opozitës, mbledhja u ndërpre.

 

Të fundit