Flash News

E-TJERA

PS komision parlamentar për akuzat e Dick Marty-t, Meta: Turpi më i madh që bën "Kali i Trojës", dihet kush i fabrikoi

PS komision parlamentar për akuzat e Dick Marty-t, Meta: Turpi më i

Presidenti Ilir Meta e ka cilësuar një turp të madh nismën e Partisë Socialiste për angazhimin e ngritjes së një komisioni parlamentar për akuzat e Dick Marty-t.

Në një dalje për mediat, Meta tha se dihet kush i fabrikoi akuzat e Dick Marty-t se cilat vende e fabrikuan pasi kërkon të fusë përçarjen mes shqiptarëve.

"Parlamenti të ngrejë komision për këtë ligjin që thashë unë, ku një oligark po tenton të vjedhë të gjithë shqiptarë, ky është problem serioz, nëse ka një parlament serioz, nëse është një bandë le ta miratojnë. Kjo është turpi më i madh që bën Kali i Trojës se dihet kush i fabrikoi akuzat e Dick Martin se cilat vende e fabrikuan se kërkon të heqë vëmendjen dhe të fusë përçarjen mes shqiptarëve", u shpreh presidenti.

Të fundit