Flash News

E-TJERA

PS korrigjon veten, ndryshon pr/ligjin “për barazinë gjinore”

PS korrigjon veten, ndryshon pr/ligjin “për barazinë

Partia Socialiste është tërhequr nga versioni fillestar i qeverisë për projektligjin “Për barazinë gjinore”, duke zëvendësuar formulimet gjithëpërfshirëse me konceptin tradicional të ndarjes gjinore “burrë dhe grua”.

Ndryshimi i propozuar në nenin 1 të ligjit, nga “pavarësisht përkatësisë gjinore” në “trajtim të barabartë mes grave dhe burrave”, tregon një hap pas në qasjen e re që synonte përfshirjen ligjore të identiteteve gjinore përtej binaritetit klasik, për të cilën PS ishte mbështetëse.

Në 22 amendamentet e dorëzuara, PS argumenton se termat si “përkatësi gjinore”, “përkatësi e shumëfishtë” dhe “orientim seksual” janë në kundërshtim me legjislacionin ekzistues, që njeh vetëm ndarjen burrë-grua.

Sipas shumicës socialiste, futja e këtyre koncepteve do ta bënte ligjin të papërputhshëm me Kodin e Familjes, Kodin e Punës dhe ligjin e nëpunësit civil.

Kujtojmë se ky hap pas nga PS vjen pas reagimeve, kundërshtive dhe debateve në studiot televizive nga shoqëria civile, ekspertë dhe opozita. Kjo e fundit e ka kundërshtuar me forcë projektligjin e propozuar duke i qëndruar nocionit klasik "burrë dhe grua".

Ndryshimet në pr.ligj

Neni 1 pika 2- Varianti i Qeverisë

Ky ligj rregullon çështjet themelore të barazisë gjinore në të gjitha fushat e jetës publike dhe private për arritjen e barazisë gjinore plotësisht dhe në mënyrë efektive, ligjërisht dhe në praktikë, si dhe trajtimit të barabartë, pavarësisht përkatësisë gjinore…

Neni 1 pika 2- Varianti i PS

Ky ligj rregullon çështjet themelore të barazisë gjinore në të gjitha fushat e jetës publike dhe private për arritjen e barazisë gjinore plotësisht dhe në mënyrë efektive, ligjërisht dhe në praktikë, si dhe trajtim të barabartë mes grave dhe burrave…

Pikat kryesore të relacionit

Projektligji përdor termat “pavarësisht përkatësisë gjinore”; “për shkak të përkatësisë së shumëfishtë”;  “ka kuptim gjithëpërfshirës”; “Përkatësi e shumëfishtë”, ndërlidhja/kombinimi i gjinisë me karakteristika të tjera,….. orientimi seksual…”, terma këto të cilat janë përdorur më pas përgjatë gjithë dispozitave të projektligjit dhe që i japin projektligjit një qasje të dukshme drejt “humbjes” së konceptit klasik apo binar të gjinisë që është ajo e burrit dhe gruas, pra gjinisë mashkullore dhe gjinisë femërore.

Këto përcaktime synojnë të përfshijnë në gjini të gjithë individët që për shkak të diversitetit apo përkatësisë së shumëfishtë apo diversitetit seksual nuk e konsiderojnë veten në asnjërën prej gjinive burrë apo grua.

Shoqëria shqiptare e koncepton gjininë të ndarë në konceptim binar burrë dhe grua dhe ky koncept është përfshirë gjithashtu në të gjithë legjislacionin në fuqi, që rregullon të drejtat e individit, kundër diskriminimit, Kodin e Familjes, Kodin e Punës dhe ligjin e nëpunësit civil etj.

Futja e këtyre koncepteve të sipërcituara në projektligj ndikon në mosharmonizimin e tij me legjislacionin në fuqi, i cili pranon konceptin binar “burrë dhe grua”.

Gjykata e Drejtësisë e BE-së ka zhvilluar jurisprudencë që mbron personat transgender nga diskriminimi (p.sh. rasti P. V. S. dhe Cornëall County Council, 1996), por kjo mbështetet në interpretimin e diskriminimit bazuar në gjini, jo në njohjen e një gjinie të tretë

Legjislacioni aktual i BE-së për barazinë gjinore (siç është Direktiva 2006/54/KE dhe direktiva të tjera, të cilat pretendohet të përafrohen përmes këtij projektligji) nuk parashikojnë një “gjini të tretë” apo kategori të tjera përtej binaritetit burrë-grua.

Projektligji në nenin 4, shkronja “k”, përcakton se “Përkatësi e shumëfishtë” është ndërlidhja/kombinimi i gjinisë me karakteristika të tjera si: mosha, aftësia e kufizuar, prejardhja e imigrantëve, etnia, orientimi seksual ose prejardhja socio-ekonomike” Fjalët “përkatësia e shumëfishtë” përdoren 15 herë në projektligj.

Heqja e këtyre përcaktimeve nga dispozitat e projektligjit përmirësojnë edhe vetë qëllimin e nismëtarit për hartimin e një ligji në përputhje me kushtet aktuale të zhvillimit të vendit dhe shoqërisë dhe nuk cenojnë garantim për mbrojtjen nga diskriminimi të individëve me identitete komplekse (p.sh. gra me aftësi të kufizuara, gra LGBTIQ+, gra emigrante). Ky propozim mbështetet edhe në faktin se edhe pse BE-ja njeh diskriminimin e shumëfishtë, acquis-i për barazinë gjinore mbetet i fokusuar në binaritetin burrë/grua.

Të fundit