Flash News

Ditari i Maxhorancës

PS me fushatë ‘modeste’ pa tubime masive, por me më shumë pemë

PS me fushatë ‘modeste’ pa tubime masive, por me më

Fushata zgjedhore e Partisë Socialiste për zgjedhjet vendore të 14 majit nuk do të fokusohet në tubime të mëdha. Rama ka vendosur që të mos bëjë shumë zhurë për të reklamuar kandidatët për kryebashkiakë.

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri tha pas mbledhjes së Kryesisë se nuk do të ketë aktivitete masive duke thënë se strategjia e PS është ndërtimi is ë ardhmes së qytetarëve.

Jo vetëm që fushata nuk do të ketë tubime, por as shpenzime. Siç tha edhe Gjiknuri, PS nuk do të shpenzojë për fushatë. Mesa duket Rama ka vendosur që lekët për fushatën t’i investojnë në atë që Gjiknuri e nënvizoi, të mbjellin sa më shumë pemë.

“Ishte një mbledhje organizative punë. PS hyn me një strategji të mirë testuar. E kemi menduar që të mos bëjmë aktivitete masive. Duam t’u tregojmë njerëzve se çfarë dimë të bëjmë. Kemi një strategji tjera. Rublat ruse, ata janë vetë të zhytur. Strategjia jonë është e ndërtimit të të ardhmes. Pala tjetër nuk ka strategji por ka vetëm një slogan, përmbysje dhe revolucion. PS nuk do të shpenzojë në këtë fushatë. Duam të japim dhe një mesazh për zhvillimin dhe të mbjellim pemë. Ne e shohim Shqipërinë si një vend stabël që po bën progres. Pala tjetër e sheh zi”, tha Gjiknuri.

Të fundit