Flash News

E-TJERA

PS miratoi legalizimin e kanabisit, AP kritika të forta: Shqipëria mbetet pika kyçe e trafikimit të drogave

PS miratoi legalizimin e kanabisit, AP kritika të forta: Shqipëria

Kuvendi i Shqipërisë miratoi në mesnatë ligjin për legalizimin e kanabisit mjekësor. Vendimi u miratua me votat e maxhorancës, pasi opozita e kundërshtoi ligjin e propozuar nga socialistët.

Associated Press shkruan se miratimi i këtij ligji vjen në kushtet kur vendi është i njohur si udhëkryq evropian për trafikun e marijuanës.

Parlamenti votoi për të lejuar rritjen e kufizuar dhe të kontrolluar të bimëve të kanabisit. AP shkruan se ende është e qartë se si do të bëhet legalizimi i kanabisit mjekësor. Qeveria beson se lejimi i prodhimit të kufizuar të kanabisit mund të rrisë të ardhurat nga taksat.

“Rritja e marihuanës lulëzoi në Shqipëri në të kaluarën pasi trafikantët e drogës shfrytëzonin mungesën e qeverisjes së fortë në vendin postkomunist”, shkruan AP.

Megjithatë, Shqipëria është ende një rrugë kryesore për trafikimin e drogave të forta. Policia ende godet rastet e izoluara të rritjes së kanabisit, por shumë më rrallë se një dekadë më parë.

Të fundit