Flash News

E-TJERA

PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate, si e shpjegon eksperti

PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate, si e

Në Zgjedhjet e 11 majit, PS mori 34 mijë vota më pak se në zgjedhjet e 2021, por siguroi 83 mandate. 

Blendi Çeka nga Data Centrum tha se pjesëmarrja e ulët në votime dhe mungesa në zgjedhje e mbi 200 mijë shqiptarëve ka favorizuar PS si parti në pushtet.

“Mungojnë 202 mijë votues të cilët logjikisht në krahasim me 2021 nuk kanë votuar këtë vit dhe kjo është proporcionale për gjithë Shqipërinë. Kjo pjesëmarrje kaq e ulët lidhet me faktin se pjesa më e madhe e tyre nuk janë në Shqipëri fizikisht.

Ajo që e përforcon si argument është që PS ka 34 mijë vota më pak se 2021 dhe ka marrë 83 mandate. Edhe socialistët që mungojnë janë proporcional në gjithë Shqipërinë, në Poliçan mungojnë 700 vota të PS që ishin në 2021. Kjo është shumë politike si gjë; ka një probabilitet të lartë që një pjesë e mirë e këtyre 202 mijë nuk janë në Shqipëri.

Kjo ka favorizuar PS, se në momentin që rrudhet trupa votuese PS që është në pushtet mbi performon nga pikëpamja elektorale”, tha Çeka.

Të fundit