Flash News

E-TJERA

PS nuk çoi në 'Kushtetuese' mandatin e Xhaçkës, reagon ambasada e SHBA: Qeveria të respektojë ligjet

PS nuk çoi në 'Kushtetuese' mandatin e

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka reaguar me shqetësim lidhur me vendimin e Parlamentit , duke mos dërguar në Gjykatën Kushtetuese mandatin e ish ministres Olta Xhaçka.

Në një postim në rrjetet sociale, ambasada shkruan se se qeveria dhe institucionet duhet të respektojnë rregullat, ligjet, vendimet e gjykatave dhe Kushtetutën.

"Ambasada e SHBA ndan shqetësimin e Delegacionit të Bashkimit Europian lidhur me vendimin e Parlamentit të Shqipërisë për të shpërfillur një vendim të Gjykatës Kushtetuese.

Siç vërejti kohët e fundit Kryetarja e Parlamentit, marrja e hapave të nevojshme për vendimet e Gjykatës Kushtetuese është përgjegjësi qendrore e Parlamentit dhe është gjithashtu jetike për ndarjen e pushteteve.

Qeveria dhe institucionet duhet të respektojnë rregullat, ligjet, vendimet e gjykatave dhe kushtetutën – të gjitha të cilat janë aty për të siguruar që sistemi demokratik është i shëndetshëm dhe lulëzon", thuhet në njoftimin e ambasadës. 

Të fundit