Flash News

E-TJERA

PS nuk ndalet, Sekretariati i Etikës përjashton nga Kuvendi Albana Vokshin dhe Elda Hotin

PS nuk ndalet, Sekretariati i Etikës përjashton nga Kuvendi Albana

Sekretariati i Etikës ka përjashtuar sot nga punimet e Kuvendit, dy deputetet e opozitës, Albana Vokshin dhe Elda Hotin.

Socialistët vendosën sot që të përjashtojnë me 10 ditë dy deputetet, të cilat në seancën e shkuar bllokuan punimet e Kuvendit, duke bllokuar foltoren e Kuvendit.

Incidenti nisi kur Arbi Agalliu, mbështetës i Lulzim Basha kërkoi që të ishte i pranishëm në seancë kryeministri Rama për të zhvilluar interpelancën sipas rendit të ditës, por Elda Hoti i ka tërhequr kartën dhe mikrofonin deputetit, duke bërë që zëri i tij të mos dëgjohet në sallë.

Sakaq,  Vokshi bllokoi foltoren e Kuvendit. 

 

 

Të fundit