Flash News

E-TJERA

“PS nuk respektoi rregulloren”, konstituimi i Këshillit Bashkiak Korçë shoqërohet me tensione

“PS nuk respektoi rregulloren”, konstituimi i Këshillit

Konstituimi i Këshillit të ri Bashkiak të Korçës është shoqëruar me debate dhe përplasje mes opozitës dhe maxhorancës. Gjatë betimit të këshilltarëve të rinjt dhe kryebashkiakut Sotiraq Filo, këshilltarët e “Bashkë Fitojmë” kanë braktisur mbledhjen pas numërimit të votave për nënkryetarët.

Me 33 vota është zgjedhur kryetare e Këshillit Bashkiak të Korçës, Ana Verushi.

Sipas Devis Osmanit, kryetar i Degës së Partisë Demokratike Korçë, në procesin e votimit është shkelur konsensusi nga ana e socialistëve, pasi sipas tij me rregullore njëri nga nënkryetarët i takon koalicionit apo partisë më të madhe të opozitës në këshill.

Kandidatja e PD zyrtare ka marrë 27 vota. Nga 41 këshilltarë, 23 i përkasin Partisë Socialiste, 9 koalicionit “Bashkë Fitojmë”, 2 Partisë Agrare, 2 Partisë Demokratike dhe nga një këshilltar PSD, PR, AK, Nisma Thurje dhe një i pavarur.

Të fundit