Flash News

E-TJERA

PS paditet në SPAK për patronazhistët, 162 qytetarë kërkojnë dëmshpërblim

PS paditet në SPAK për patronazhistët, 162 qytetarë

Organizata "GUXO" ka depozituar mesditën e kësaj të hëne një padi penale në SPAK ndaj Partisë Socialiste dhe drejtuesit e saj, në lidhje me patronazhistës.

Janë 162 qytetarë nga Qarku i Tiranës, pjesëtarë të kësaj organizate rinore, të cilët e kandë paditur PS-në. Ata e akuzojnë këtë forcë politike për mbledhjen, përpunimin dhe përhapjen e paligjshme tek patronazhistët të dhënave të tyre personale.

Përfaqësuesi ligjor i tyre, avokati Arlind Ahmetaj tha se ata kërkojnë dënimi i përgjegjësve, fshirjen e të dhënave personale nga çdo server dhe dëmshpërblim.

“Ne kërkojmë dënimin e personave përgjegjës, fshirja e të dhënave nga serverat privatë ose publikë dhe dëmshpërblimin e 162 paditësve. Ky është akti i parë ligjor. Kërkesa është e detajuar. SPAK ka përgjegjësi për të marrë dhe për të hetuar të gjitha rastet e shkeljeve të zyrtarëve të lartë shtetërorë”, tha Arlind Ahmetaj, avokat i qendrës.

Të fundit