Flash News

E-TJERA

PS përjashton për 10 ditë nga Kuvendi Flamur Nokën

PS përjashton për 10 ditë nga Kuvendi Flamur Nokën

Sekretariati i Etikës ka marrë vendimin për përjashtimin për 10 ditë nga Kuvendi për Sekretarin e Përgjithshëm, Flamur Noka.

Vendimi u mor pas kërkesës së Partisë Socialiste, që të merreshin masa disiplinore për 5 deputetë të PD. Për Gazment Bardhin, Luan Baçin, Edi Palokën dhe Ervin Salianjin nuk është marrë asnjë masë disiplinore.

Socialistët i kërkuan masat disiplinore pas seancës së kaluar, ku opozita bllokoi foltoren për shkak se Lindita Nikolla refuzoi kërkesën e Bardhit për të rifutur në grupin parlamentar të PD, Sali Berishën.

Të fundit