Flash News

E-TJERA

PS rrëzoi kërkesën e PD për debat, Berisha: Deputetët do paraqisnim dokumenta për aferat korruptive

PS rrëzoi kërkesën e PD për debat, Berisha: Deputetët

Ka nisur me debat seanca e sotme parlamentare, ku pritet të votohen tri ndryshimet në qeverinë “Rama 3”.

Kreu i PD, Sali Berisha ka akuzuar mazhorancën se po shkel rregulloren e kuvendit duke mos lejuar deputetët e opozitës të bëjnë debat pas ndryshimeve për qeveri, ndonëse drejtuan edhe një kërkesë, e cila u rrëzua prej kuvendit.

Sipas Berishës, ky është një dhunim flagrant i të drejtës së deputetit për debat dhe një vendim që merret në kuadër të monizmit të vendosur nga mazhoranca e drogës dhe krimit.

Berishës, i është përgjigjur kreu i Grupit Parlamentar Socialist Taulant Balla.

Berisha: Vendimi për të shkelur rregulloren e parlamentit e cila u garanton në nenin e saj 110 pikën 4 debatin për programin dhe përbërjen e Këshillit të Ministrave është një akt i pashembullt, dhunim flagrant i të drejtës së deputetit për debat. Është vendim që merret në kuadër të monizmit të vendosur nga mazhoranca e drogës dhe krimit.

I them Ramës se cfarëdo lloj xhakete që të veshë asgjë nuk të heq qyrkun e vjedhësit që u kërkon tu mohosh deputetëve të drejtën e fjalës se në rast se flisnin u faktojnë shqiptarëve se Arben Ahmetajt e ka emrin tenderbegu Edi Rama.

Zonja kryetare në emër të ligjit të parlamentit hap debati sic parashikon rregullorja dhe mos përdorni arbitrariteti. Mos të mendojë Rama se duke i shpëtuar gjykimit në parlament do i shpëtojë gjykimit në sheshet e rrugës së vendit. Ju garantoj se kurrë jo.

Balla: Gjeni një rast që kur ka pasë ndryshime të pjesshme në qeveri të jetë zhvilluar debat. Edhe në 2007 Alibeaj zëvendësoi Rusmajli unë kërkova debat dhe drejtuesja ka shpjeguar këtë përgjigje., Ndaj s’ka si të ketë debat.

Maxhoranca socialiste pritet të miratojë shkarkimin e Arben Ahmetaj nga posti i zëvendëskryeministrit dhe emërimi në këtë detyrë i Belinda Ballukut.

Po ashtu, në seancë do të miratohet edhe emërimi i ministres së Shtetit, Majlinda Dhuka, e cila do të jetë kryenegociatore e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në BE.

Të fundit