Flash News

E-TJERA

PS rrëzon kërkesën e SPAK, Gjokutaj: Rama po përpiqet të bllokojë drejtësinë për Ballukun

PS rrëzon kërkesën e SPAK, Gjokutaj: Rama po përpiqet

Avokati Genc Gjokutaj ka komentuar zhvillimet e fundit lidhur me çështjen e ish-ministres Belinda Balluku, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama se po përpiqet të ndërhyjë politikisht për ta mbrojtur atë.

Në Syri TV Gjokutaj tha se veprimet e Ramës për t’iu drejtuar Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë për këtë çështje përbëjnë një manovër alogjike dhe joligjore, e cila jo vetëm që dështoi, por sipas tij i hapi rrugën hetimeve më të thelluara nga SPAK.

Avokati e cilësoi këtë si një tentativë të dështuar për të manipuluar sistemin e drejtësisë dhe për ta kthyer politikën në një mekanizëm bllokues ndaj ligjit.

“Çfarë po bën Rama tani? Ai ka folur në mënyrën më të papërgjegjshme të mundshme. Duke dashur që politika e tij të ditës dhe manovrat që ka lidhur me këtë çështje për ta shpëtuar Belindën me çdo kusht, ai ka dashur ta kthejë në mekanizëm bllokues politikën dhe retorikën që përdor. Ai nuk e trajton këtë çështje nga pikëpamja ligjore, duke parë kush janë kushtet dhe kriteret për të tjerë, por dëshiron ta kthejë atë në një mekanizëm bllokues dhe kalon vendimmarrjen nga ligji në kalkulimin politik.

Masa e sigurimit, në rastin konkret, është një instrument juridik që për shkak të specifikave të tij kalon në një instrument legjislativ, siç është Kuvendi.

Përse Edi Rama e mbron me kaq fanatizëm? Ai nuk shquhet për të qenë një mbrojtës i kauzave për shoqërinë, për hir të integrimit të vendit apo të ardhmes së tij. Përkundrazi, ai është një zjarrvënës i procesit të integrimit, siç është treguar nga McAllister, i cili ka deklaruar qartë se qëndrimi ndaj çështjes Balluku dhe vendimmarrja e gjykatave dhe prokurorive kundër korrupsionit janë kushte të domosdoshme për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Kjo tregon se qëllimi i këtij kryeministri dhe i mazhorancës së tij nuk është integrimi, por përdorimi i procesit të integrimit për të vjedhur fonde publike, ashtu siç kanë bërë deri tani. Retorika e tij merr fund këtu, në vitin 2026, kur Shqipëria bëhet anëtare e NATO-s”, deklaroi Gjuktaj.

Të fundit