Flash News

E-TJERA

Pse Ahmetaj vazhdon të jetë ‘Tigër’ i korrupsionit?

Pse Ahmetaj vazhdon të jetë ‘Tigër’ i korrupsionit?

Çështja ‘Ahmetaj’ është kthyer në kryefjalën e mediave prej ditësh, që kur SPAK kërkoi autorizim nga Kuvendi për t’i hequr imunitetin dhe për t’i hapur rrugë arrestimit të tij.

Ndërsa do të cilësohet edhe si tema e kësaj vere, gazetarja Aranita Brahaj ka renditur disa fakte se pse ish-zv,kryeministri vazhdon të jetë ‘tigri’ i korrupsionit.

Ndonëse SPAK ka gjetur vetëm telefonin e 2012-tës dhe vetëm vilat e bregut shqiptar ato jane shume pak sipas gazetares.

Postimi i plotë:

Pse Tigri vazhdon te jete Tiger ( i korrupsionit) dhe SPAK ende larg Promovimit Final!!!

Ne 2019 ne nje përballje televizive me zotin Ahmetaj ( atëhere mbret, zot dhe tiger i Financave dhe taksave tona) i artikulova skemën Oligarkike ku Biznesit ju be taksa 8 % ndersa rrogëtarit 23%. Ne kete uljen fiskale "miqesore" per oligarkine qëndronin edhe miq te tij biznesmen qe fituan miliarda nga nje ligj taksash me efekt prapaveprues. ( Kushedi sa donator vilash kishte ky Ligj !!??? ).

Atehere Ahmetaj ishte ne majat e lavdise dhe pushtetit. Edhe sot me vetem dy vila sekuestro nuk eshte larg te qenit tiger ose sepaku diku i lire, jo ne pushtet po me nje cikel te konsumuar pa pengesa Ligjesh Korruptive me efekte financiare)

Prej atëhere ( perballje mediatike) asnje Minister apo Deputet i Majte nuk ka pranuar te dale ne nje emision ku ne panel jam dhe une. https://www.dailymotion.com/video/x7ndnro

Nese SPAK ka gjetur vetem telefonin e 2012-tes dhe vetem vilat e bregut shqiptar ato jane shume pak kundrejt:

- sms te 2015 ( korrupsion me ligjin per taksat) miliarda lek dhurate fiskale per miq biznesmen

- sms 2019 ( korrupsion me ligj 80 miliard lek rindertim pa gare, procedure e kufizuar ne tavoline, me VKM ku Tigri vendos kush projekt financohet e kush pret).

Spaku duhet te coje deri ne fund Inceneratoret si ceshtje hetimore. Me ceshtjen Ahmetaj dhe me vetem dy vila ne brigjet shqiptare eshte ende ne fillimet e punes se tij. ligjet korruptive/oligarkike jane ideuar nga Ahmetaj por votimi eshte bere ne KM !!!

 

Të fundit