Flash News

E-TJERA

Pse Albin Kurti nuk e priti sot Ramën në Prishtinë?

Pse Albin Kurti nuk e priti sot Ramën në Prishtinë?

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Prishtinë, në kuadër të 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës.

Ai u takua me presidenten Vjosa Osmani dhe zyrtarë të tjerë, por jo me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. 

Rama po ashtu mori pjesë në konferencën ndërkombëtare të organizuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës me temën “Rugova dhe perëndimi”.

Rreth kësaj për Klankosova.tv ka folur zëdhënësi i qeverisë Përparim Kryeziu, i cili tha se Rama po takon ata me të cilët konsideron që ka nevojë t’i rregullojë raportet.

“Kryeministri Kurti, Zyra e tij, e ka ftuar kryeministrin Rama në aktivitetet që shënojnë 25-vjetorin e çlirimit të Kosovës më 12 qershor. Kryeministri Rama, përkatësisht zyra e tij, na ka njoftuar që nuk do të mund të jetë i pranishëm me 12 qershor”, tha Kryeziu . 

Ai theksoi se kryeministri shqiptar “është i mirëseardhur që t’i bashkëngjitet aktiviteteve të agjendës shtetërore. Urojmë që të vijë në Manifestimin e 146-të vjetorit të Lidhjes së Prizren, sepse Lidhja e Prizrenit nuk është vetëm e Kosovës”.

Të fundit