Flash News

E-TJERA

Pse e sulmoi Basha? Imeraj: Kërkova hetim të plotë për lobimin rus

Pse e sulmoi Basha? Imeraj: Kërkova hetim të plotë për

Ish-Kryeprokurorja Elisabeta Imeraj ka folur mbi dosjen e famshme të lobimit rus në PD, duke theksuar se hetimit të çështjes në fjalë duhej t’i shkohej deri në fund.

E ftuar në studion e ‘Repolitix’ në Report Tv, Imeraj e lidhi kërkesën e saj për hetim të plotë të dosjes së lobimit rus me sulmet e ish-kreut të PD, Lulzim Basha, emri i të cilit u lakua në çështje. Imeraj tha se tre prokurorët që morën në ngarkim dosjen kishin këndvështrime të ndryshme.

“Unë nuk e njoh absolutisht Bashën, asnjë lloj Bashe që lidhet me politikën. Unë kam funksionuar që hetimet duhen çuar deri në fund edhe për çështjen e famshme të lobimit rus. Edhe Rruga e Kombit duhet të ishte hetuar dhe pse duhet të kishte përfunduar me procedurë. Për çështjen e hetimeve për lobimin rus 3 prokurorët kishin 3 mendime të ndryshme. Njëri prokuror ishte që duhej pushuar, tjetri thoshte që duhet pushuar por në pritje të letërporosisë, ndërsa tjetri që duhej vazhduar”, tha ajo.

 

Të fundit