All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

Pse janë rritur çmimet? Nga lënda e parë te investimet qeveritare, ekspertët rendisin arsyet

All - Paragraf - 1

Pse janë rritur çmimet? Nga lënda e parë te investimet

Rritja e çmimeve në vend duke filluar nga çmimi i bukës dhe produkteve të tjera të miellit, ngriti shqetësim te qytetarët. Ekspertët e bujqësisë shprehen se rritja e çmimeve ka ardhur nga një sërë faktorësh duke filluar nga rritja e lëndës së parë, ulja e prodhimit dhe deri te shpopullimi.

All - Paragraf - 3

Në një lidhje me studion e A2 Business, kreu i Këshillit Agropërpunues Agim Rrapaj teksa rendit arsyet kyçe që ndikojnë në rritjen e çmimeve në tregun shqiptar, thekson se me rëndësi është ulja e kostove.

“Ne po luftojmë për të ulur kostot. Jam kundër propagandës kundër ndihmave në bujqësi. Rritja e çmimeve është e lidhur ngushtë me disa probleme që kemi, në tregun ndërkombëtar janë rritur lënda e parë, dëmet nga tërmeti e pandemia janë faktorë me rëndësi që ndikuan në rritjen e çmimit dhe shpopullimi e ulja e prodhimit veçanërisht në blegtori bënë që çmimet të jenë të destabilizuara, mungesa e një burse për perimet, kemi një treg dominant në Tiranë për perime e frutat nuk stabilizon situatën. Ekspertët duhet të vlerësojnë çdo element që ndikon në uljen e kostos se kjo nuk realizohet me qeverinë por edhe me ne,” ka thënë Rrapaj.

Eksperti Resuli shprehet se ndër shkaqet e rritjes së çmimeve janë investimet e presupozuara nga qeveria të cilat nuk kanë dhënë rezultat për të rritur punësimin dhe për të ulur çmimet.

“Një nga skemat që nuk ka funksionuar në treg është skema e naftës, është një lëmsh total që e kam kundërshtuar që në fillim. Rritja e çmimeve ka shumë faktorë që ka ardhur. Vetë Shqipëria e vuan se investimet që presupozohen nga qeveria nuk kanë dhënë feedback për të rritur të punësuarit dhe ulur kostot e prodhimit, prodhimi i kostove të larta do të reflektohet duke pasur më vonë me rritje të çmimeve,” shprehet Resuli.

Të fundit