Flash News

E-TJERA

Pse Martin Cani nuk mori shërbim në kardiokirurgjinë e QSUT-së?

Pse Martin Cani nuk mori shërbim në kardiokirurgjinë e

Nga Osman Stafa
Sipas dëshmisë së zonjës e cila ka transportuar 14-vjeçarin Martin Cani drejt spitalit, ambulanca e ka marrë djalin nga automjeti i saj, afër QSUT-së. (Bar Oslo, thuhet nga dëshmitarët. Nga aty deri në QSUT, ambulanca e ben per 3 min ose më pak).
Por ambulanca Martin Canin e nis për tek Spitali i Traumës. Pra shumë më shumë minuta. Mendojeni vete nga QSUT, tek Trauma plus trafiku.
Pse ambulanca e merr djalin dhe niset drejt Spitalit të Traumës?
Pse drejt Traumës kur pak minuta më larg ishte QSUT-ja dhe specialistët?
Sepse me një urdhër skandaloz të ish-Ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, kur ajo ishte në detyrë, u vendos që të gjitha urgjencat do të shkojnë tek Spitali i Traumës. Ndryshe ka qënë më parë, kur goditjet me thikë, kaçavidë në zemër, etj, shkonin në QSUT. Dhe mjekë të atij spitali nuk mbajnë mend t’u këtë humbur jetën një pacient me goditje në zemër, në rastet që u kanë shkuar të gjallë në spital. Por ky urdhër, ka bërë që edhe ata me goditje në zemër të nisen drejt Traumës.
A mund ta trajtonin kirurgët e Traumës rastin e Martinin?
E para Spitali i Traumës nuk ka Kardiokirurg. Pra ndihmën tek Trauma, 14-vjeçarit nuk ia ka dhënë një kardiokirug, por kirurgët e përgjithshëm.
Sipas burimeve të mia, 14-vjeçari ka patur grumbullim gjaku (e ardhur nga goditja) në zemër dhe ajër në gjoks. Drenazhi torakal, është procedure që në rutinë kryhet nga kirurget e përgjithshëm. Pra është një procedurë për të hequr gjakun e grumbulluar, në rastet që ka traumë në zemër. Por kaq mund të bëhet tek Trauma.
Pas këtij momenti pacienti ka nevojë të futet në atë që duhet qarkullimi ekstrakorporal.
Aparatura që bën këtë proces quhet: Pajisja zemer-mushkeri ose Extracorporeal Circulation Machine. Kjo pajisje nxjerr për pak kohë jashtë funksioni zemrën, duke e kryer vetë procesin e saj.
Kjo i jep kohë kardiokirurgut të riparojë zemrën e dëmtuar. Pa këtë pajisje nuk mund të bëhet asnjë ndërhyrje në zemër.

Të fundit