Flash News

E-TJERA

Pse mbahet sekret vendi që i dhuroi vaksinat Shqipërisë? Manastirliu tregon arsyet  

Pse mbahet sekret vendi që i dhuroi vaksinat Shqipërisë?

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka dhënë detaje pse nuk bëhet i ditur shteti që i ofroi Shqipërisë 975 dozat e para të Pfizer për vaksinimin anti-Covid.

E ftuar në ‘Open’, ministrja thotë se vendi që ka ofruar këtë numër dozash ka kërkuar koefidencialitet.  

Kemi ruajtur një marrëveshje koefidencialiteti me vendin mik të BE që na ka dhuruar këto vaksina të para. Jemi të qartë. Ne duhet të respektojmë vendin që ka kërkuar koefidencialitet, një prej arsyet mund të jenë se vende të tjera pretendojnë këtë gjë, ndërkohë ka dashur t’ja japë Shqipërisë, arsyeja janë raportet e mira bilaterale”, tha ministrja.

Të fundit