Flash News

E-TJERA

“Pse më zure rrugën?”/ Zbardhet sherri mes adoleshentëve në shkollën në Sarandë

“Pse më zure rrugën?”/ Zbardhet sherri mes
Foto Ilustruese

Detaje të reja janë zbardhur nga sherri mes dy të miturve në Sarandë, ku si pasojë mbeti i plagosur me thikë një 15-vjeçar.

Ngjarja ndodhi në oborrin e një shkolle jopublike, ku një 13-vjeçar, me inicialet E.G., ka debatuar me 15-vjeçarin për shkak të një rruge të zënë.

Debati mes dy të miturve ka degraduar në përleshje fizike, pas së cilës 13-vjeçari ka nxjerrë një thikë nga çanta e shkollës dhe ka goditur 15-vjeçarin.

 Autori i dyshuar është larguar menjëherë nga ambientet e shkollës, ndërsa 15-vjeçari ka marrë një plagë në qafë.

I plagosuri është transportuar menjëherë në Spitalin e Sarandës, ku mjekët bëjnë të ditur se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Pas njoftimit, policia ka shkuar në ambientet e shkollës, ndërsa 13-vjeçari vijon të jetë në arrati.

Të fundit