Flash News

E-TJERA

Pse ndryshuat qëndrim për vaksinat ruse dhe kineze? Rama: Ndryshoi edhe Gjermania që e la procesin në dorë të BE

Pse ndryshuat qëndrim për vaksinat ruse dhe kineze? Rama: Ndryshoi

Kryeministri Edi Rama ka shpjeguar pse ndryshoi qëndrim lidhur me vaksinat ruse dhe kineze, ndërsa sot mbërritën nga Turqia 192 mijë vaksina kineze.

Rama në Opinion tha se i kemi patur kanalet hapura në gjitha drejtime.

Pjes nga debati:

Rama: vaksina kineze e ruse nuk janë pazar që shkon atje e i merr.

Fevziu: Ambasada ruse ua ofroi

Rama: Lere tani cfarë bëhet për politike. Me shumë mjeshtëri se BE apo tjerë kanë ditur që me pak karamele të bëjnë sikur po shpërndajnë ëmbëlsira gjithandej, por s’është e vërtetë. I kemi patur kanalet hapura në gjitha drejtime.

Ka mënyra të ndryshme për të shkuar atje, ndryshimi i qëndrimit tim është sidoqoftë i butë se kancelares gjermane e cila thotë duam Sputnik rus edhe nëse BE nuk e aprovon se Gjermania ndryshe nga zakonisht që është ekselenca evropiane nuk po shkëlqen në procesin vaksinimit se i la në dorën e BE dhe nuk ka vaksina sasinë që i duhet të ecë me ritmin e Britanisë apo Izraelin.

Andi Tela: Si do binden që kjo vaksinë kineze është e efektshme?

Është e thjeshtë. Shqiptarët kanë respekt për sistemin shëndetësor turk, është botërisht i pranuar. 15 mln turq kanë marrë këtë vaksinë. Kini më shumë besim të shqiptarët se janë shumë më të mençur në procesin e të menduarit.

Të fundit