Flash News

E-TJERA

Pse një figurë e huaj bëhet shqiptar më shpejt se vetë shqiptarët? "Shpërthen" rrjeti: Shtet p*llë, ne presim me vite

Pse një figurë e huaj bëhet shqiptar më shpejt se vetë

Pak ditë pasi mori nënshtetësinë shqiptare, ish-kryebashkiaku i New York-ut, Eric Adams është regjistruar zyrtarisht si banor në Njësinë Administrative Nr. 2 në Tiranë.

Sipas njoftimeve publike, ai ka kryer procedurat për regjistrimin e rezidencës dhe ka aplikuar edhe për pajisjen me pasaportë shqiptare.

Kreu i Njësisë Nr. 2, Florian Pullazi, e ka pritur në ambientet e institucionit, duke e cilësuar si “banorin më të ri” dhe duke theksuar lidhjen e tij me komunitetin shqiptar në SHBA.

Në deklaratat shoqëruese, Adams është prezantuar si “mik i shqiptarëve”, ndërsa marrja e shtetësisë është lidhur me marrëdhëniet mes Neë York-ut dhe diasporës shqiptare.

Pse një figurë e huaj bëhet shqiptar më shpejt se vetë

Mirëpo si është e mundur që nënshtetësia shqiptare jepet me një ritëm të tillë për figura të huaja, ndërkohë që mijëra shqiptarë në diasporë sorollaten për vite me radhë nëpër procedura të pafundme për të marrë dokumentin e vendit të tyre?

Pse një figurë e huaj bëhet shqiptar më shpejt se vetë

Këtë e kanë vënë në dukje qindra qytetarë të cilët kanë reaguar nëpër komente në faqe të ndryshme ku është publikuar lajmi për marrjen e nënshtetësisë Shqiptare.

Pse një figurë e huaj bëhet shqiptar më shpejt se vetë

Për ironi, shqiptarë që kanë lindur, janë rritur apo kanë rrënjë të drejtpërdrejta me vendin, përballen me burokraci, refuzime dhe pritje të gjata.

Pse një figurë e huaj bëhet shqiptar më shpejt se vetë

“Jepu të Kosovës, vëllezërve tanë, shtet pallë”, thuhet në një koment.

Pse një figurë e huaj bëhet shqiptar më shpejt se vetë

“Mijra e mijra shqipëtarë, me nënë e babë shqipëtare presin këtë shtetësi”

Pse një figurë e huaj bëhet shqiptar më shpejt se vetë

Në praktikë, nënshtetësia shqiptare mbetet një privilegj që në shumë raste duket se kalon përmes filtrit politik.

Pse një figurë e huaj bëhet shqiptar më shpejt se vetë

 Vendimmarrja për raste të tilla lidhet drejtpërdrejt me kryeministrin Rama, duke krijuar perceptimin se shtetësia nuk është një e drejtë e barabartë, por një instrument që përdoret sipas interesave, emrit apo profilit ndërkombëtar të individit. /Politiko.al

Të fundit