Flash News

E-TJERA

Pse nuk i bashkohesh fizikisht “Foltores”? Topalli: S’dua ta dëmtoj

Pse nuk i bashkohesh fizikisht “Foltores”? Topalli: S’dua ta

Ish-nënkryetarja e Partisë Demokratike Jozefina Topalli ka treguar se pse nuk i është bashkuar fizikisht “Foltores”.

Ajo tha “sepse nuk dua të dëmtoj. Ndoshta unë do të kisha qenë më e ashpër ndaj dikujt. Është më mirë të flasim pas 6 marsit. Unë aty jam, shpirtërisht, me mendje, me telefonata, me takime etj”. 

Topalli deklaroi për “Syri TV” se mospjesmarrja e saj në takimet e aksionit politik që ka nisur ish-lideri Sali Berisha nuk lidhet me frikën ndaj reagimeve që mund të vijnë.

“Unë nuk kam frikë. Koha më ka dhënë të drejtë. Lëvizja që bëra ishte tharmi dhe kjo është e vërteta. Tani ka marrë përmasa për arsye të tjera. Të thuash të vërtetën në një kohë gënjeshtrash, sic thotë Oscar Wilde, është një akt revolucionar. Unë jam krenare.

Nuk kam gënjyer kurrë, asnjërin. Zhvillimet e fundit kanë treguar një gjë të tillë. Mund të isha unë e lënduar nga disa reagime të disave. Unë jam politikane, nuk e ul veten për t'u marrë me reagime të tjera. Aq më tepër, gjatë kësaj periudhe ka patur njerëz të mençur, demokratë që më kanë kërkuar falje”, shtoi Topalli.

Të fundit