E-TJERA

Pse nuk pranove të kandidosh për deputet? Leli flet për marrëdhënien me Ramën

Pse nuk pranove të kandidosh për deputet? Leli flet për

Kryetari i Bashkisë së Vlorës ka folur për marrëdhënien me kryeministrin Edi Rama, pas përplasjeve sepse Dritan Leli nuk pranoi të ishte pjesë e listave të kandidatëve për deputet në qarkun e Vlorës.

Pas këtij akti, Leli u përjashtu nga Partia Socialiste, edhe pse ai do e përfundojë mandatin e kryebashkiakut deri në korrik të vitit 2023.

Kryebashkiaku i cilësoi marrëdhënien "të shkëlqyr", kur bëhet fjalë për punën, por Rama e ka vënë shpesh në shënjestër të kritikave, kryesisht për menaxhimin e mebtejeve.

Sa i përket refuzimit të kërkësës për të kandiduar për deputetë, Leli nuk dha një përgjigje konkrete për "Breaking".

Pjesë nga biseda:

Si është raporti juaj me Ramën dhe Gjiknurin?

Leli: Kam marrëdhënie të shkëlqyera. Jemi një skuadër për të bërë më të mirën.

Aeroporti dhe porti?

Leli: Jam mbëshetës i fuqishëm i ndryshimeve. Mbështes aeroportin e Vlorës. Me vendosjen e aeroportit, do të kemi ndryshimi epokal të ofertës turistike. Projekti i portit të jahteve do të ndryshojë turizmin.

I njihni investirorët?

Leli: Informacionet për investitoret vijnë çdo ditë, por për momentin jo. Nuk kam informacion për investitorët.

Pse nuk pranove për deputet, më mirë kryebashkiak?

Leli: Për ato do jetë një moment tjetër që do të flasim. Sot jemi fokusuar tek pastrimi.

 

Të fundit