Flash News

E-TJERA

Pse nuk u vaksinua Bashkim Fino? Si përgjigjen Rakacolli dhe Brataj

Pse nuk u vaksinua Bashkim Fino? Si përgjigjen Rakacolli dhe Brataj

Deputeti i PS dhe ish-kryeministri shqiptar, Bashkim Fino u nda nga jeta dy ditë më parë pasi humbi betejën me Covid-19.  

Ditën e djeshme kryeministri Edi Rama e shpalli ditë zie kombëtare.

Vdekja e tij e parakohshme ka ngritur edhe pikëpyetjen se përse nuk u vaksinua Fino.  

Në studion e “Real Story-t”,  drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, dhe zv. ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, thanë se Finos ende nuk i kishte ardhur radha për t’u vaksinuar, pasi janë vendosur disa prioritete, pra do të vaksinohej pas mjekëve, personave mbi 85-vjeç, mbi 75, për të vijuar më pa, me personat e sëmurët kronikë, pjesë e së cilës ishte dhe Fino.

Skënder Brataj: Arsyeja janë me qindra e mijëra. Janë vendosur prioritete, ku janë vendosur të moshuarit në rezidencat e azileve, paralel me policët, mjekët, mësuesit dhe më pas do të vinte radha e 65-vjeçarëve dhe personave me sëmundje kronike. Shumë shkruajnë për këtë gjë. Është qeveria që merr vaksinimin.

Mira Rakacolli: Këtu ka një gjë, nuk ka aq shumë vaksina, në të gjithë botën aq sa ka njerëz. Prioritetet nuk vendosen nga ne, prioritetet vendosen nga ekspertë e vaksinimit, ne i besojmë atyre. Ata kanë parë edhe politikat e vendeve të tjera dhe kanë bërë një plan për vaksinimin.

Të fundit