Flash News

E-TJERA

Pse pranuat të bëni fushatën e Berishës 'non grata?’ LaCivita: Gjërat së shpejti do të ndryshojnë

Pse pranuat të bëni fushatën e Berishës 'non

Chris LaCivita, arkitekti i fitores së Donald Trump në zgjedhjet e nëntorit 2024 në SHBA, do të udhëheqë edhe fushatën e Sali Berishës dhe PD në Shqipëri, ka treguar pse ka pranuar të bëjë fushatën e Berishës i shpallur 'non grata.

Në një intervistë në Syri tv, ai tha se gjërat së shpejti do të ndryshojnë. 

LaCivita: JO. Në fakt, pikërisht këto elemente e bënë kaq tërheqëse këtë garë dhe këtë mundësi. Në qoftë se kemi të bëjmë me të njëjtët persona të cilët e ndoqën penalisht Donald Trump-in, janë ata të cilët po ushtrojnë këto përndjekje ndaj shumë personave të tjerë, ndaj Berishës, personave të tjerë politikë këtu dhe në vende të tjera... prandaj ne duam t’i ndihmojmë konservatorët që t’i japim fund kësaj praktike.

Sikurse jam shprehur shpesh, që nga mesi i janarit, me Donald Trump-in, që kurse ai bëri betimin për në Shtëpinë e Bardhë, dhe si u bë president i Shteteve të Bashkuara... ne kemi një proverb në Amerikë, do të thotë kemi një sherif të ri në qytet. Dhe Donald Trump-i është sherifi i ri. Dhe kjo gjen zbatim jo vetëm në skenën amerikane, por edhe në arenën dhe skenën botërore. Janë të shumta çështjet të cilat i shpreh opozita, me të cilat është dashur të përballet, por këto i takojnë të shkuarës, sepse gjërat së shpejti do të ndryshojnë...

 

Të fundit