Flash News

E-TJERA

"Al Jazeera" për tensionet në kampin e muxhahedinëve: Lidhja e bastisjes së policisë me protestën e MEK në Paris

"Al Jazeera" për tensionet në kampin e muxhahedinëve:

Një ditë më parë, Policia e Shteti zbarkoi në kampin e muxhahedinëve Ashraf-3 në Manzë, për të ushtruar kontrolle lidhur me veprimtari të dyshimta mbi sulmet kibernetike. Kontrolli u shoqërua me përplasje mes policisë dhe muxhahedinëve, duke shkakuar disa të plagosur dhe një viktimë sipas MEK.

“Al Jazeera” i ka kushtruar një artikul ngjarjes së djeshme, ku trajton se çfarë është organizata e MEK, rëndësinë dhe pse policia shqiptare vendosi të bastisë ambientet ku strehohet organizata në Manzë.

Ndër të tjera, “Al Jazzera” shkruan interesant është fakti se qeveria amerikane u përgjigj duke u distancuar nga MEK, një grup që është mbështetur me zhurmë nga një numër zyrtarësh të lartë amerikanë gjatë viteve, duke përfshirë ish-zëvendëspresidentin Mike Pence.

Uashingtoni tha se është siguruar nga Shqipëria se bastisja është kryer në përputhje me ligjin dhe se ka shqetësime serioze për MEK-un, përfshirë edhe në lidhje me akuzat për abuzime të kryera kundër anëtarëve të saj.

Ushaingtoni gjithashtu tha se nuk e konsideron MEK-un "një lëvizje të qëndrueshme opozitare demokratike që është përfaqësuese e popullit iranian" dhe u përpoq të siguronte që qeveria amerikane të mos ofrojë mbështetje, trajnim ose financim për grupin”, shkruan Al Jazeera.

Mbi të gjitha "Al Jazeera" fokusohet tek një protestë e organizuar nga përfaqësuesve të MEK në Paris– ku ata ishin mbledhur shumë herë më parë. Në rrjet, kontrolli në Manzë është lidhur me protestën në Paris. Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit, grupi ombrellë i MEK, akuzoi Francën se i është përkulur “presionit” nga qeveria iraniane.

Teori të tilla në internet u shtuan nga fakti se javën e kaluar, presidenti iranian Ebrahim Raisi pati një telefonatë të gjatë me homologun e tij francez Emmanuel Macron. Asnjëra palë nuk e përmendi zyrtarisht MEK-un.

 

Të fundit