Flash News

E-TJERA

Pse u ekzekutua dje Elis Rroshkodoli? Pistat ku po heton policia

Pse u ekzekutua dje Elis Rroshkodoli? Pistat ku po heton policia

Elis Rroshkodoli, u qëllua dje me armë zjarri teksa ishte duke pirë kafe në një lokal në rrugën Isuf Sokoli në zonën e Zdrales në Shkodër. 

I qëlluar me 18 plumba, 36 vjeçari i vetëdijshëm për konfliktet e shumta mbante me vete një pistoletë me fishekë në fole e gatshme për qitje të cilën grupi hetimor e gjeti në çantën e viktimës pas vrasjes.

Një ditë pas krimit, duket se policia e ka ende të paqartë se cila mund të jetë pista më e mundshme e vrasjes së tij.

Përfshirja në vjedhje, plagosje brenda e jashtë vendit, dyshimet për pazare droge dhe konflikte të tjera të shumta kanë bërë që grupi hetimor të mos përjashtojë asnjë prej mundësive.

Konfliktet e viktimës kanë nisur që kur ka qenë në një moshë të re ende pa i bërë 20 vjeç deri kur u qëllua në atë vrasje mafioze një ditë më parë. Në vitin 2010 dyshohet se Elis Rroshkodoli ka plagosur me armë zjarri shtetasin Hysni Bregu, babai i të fortit të Shkodrës Barush Bregu.

Më pas në vitin 2014 dyshohet se është përfshirë në një vjedhje në Belgjikë, i arrestuar bashkë me një grup shqiptarësh. Po në Belgjikë dyshohet se ka plagosur një shkodran me mbiemrin Shema dhe një vit më parë është dyshuar për plagosjen e një rumuni në Rumani nga ku është arratisur drejt Stambollit.

Policia ka dyshime se ekzekutorët e kësaj vrasje mund të jenë persona me pagesë dhe se porositësit janë të tjerë.

Të fundit