Flash News

E-TJERA

Pse u fsheh plagosja e vartësit të Ibrahimajt nga burri i saj? Habit Vocaj: S'ishte ngjarje që jepet në njoftime për shtyp

Pse u fsheh plagosja e vartësit të Ibrahimajt nga burri i saj? Habit

Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj ka mohuar që policia të ketë fshehur sherrin mes bashkëshortit të ish-ministres së Financave, Delina Ibrahimaj, dhe vartësit të saj, i cili mbeti i plagosur.

Vocaj, në një konferencë për mediat, u shpreh se ngjarja në fjalë nuk futej tek ngjarjet sensitive për të cilat policia duhet të japë njoftim. Ai pranoi se autori i plagosjes së zyrtarit nuk u kap menjëherë.

Vocaj theksoi se materialet i janë referuar tashmë prokurorisë e cila po heton.

“Lidhur me këtë ngjarje, ngjarja është e vitit të kaluar. Lidhur me këtë ngjarje strukturat e hetimit të komisariatit nr.1. kanë kryer procedurat. Materialet janë çuar në prokurori, për veprën penale goditje për shkak të detyrës. Është e vërtetë fakti se nuk është bërë e mundur që të kapte menjëherë autori i kësaj ngjarje. Lidhur me pyetjen tuaj se policia ka pasur një mungesë transparence, kjo ngjarje nuk futet te ngjarjet sensitive për të cilat policia jep njoftime për shtyp. Të gjitha materialet janë referuar në prokurori, dhe është prokuroria që po heton këtë çështje”, tha ai.

Të fundit