Flash News

E-TJERA

Publikimi i pamjeve të sherrit të Princ Lekës me familjen Zaharia, oborri mbretëror hedh akuza për policinë

Publikimi i pamjeve të sherrit të Princ Lekës me familjen

Oborri Mbretëror ka reaguar pas konfliktit mes Princit Leka dhe ish-bashkëshortes Elia Zaharia.

Oborri Mbretëror thotë se pamjet që qarkulluan në media i ka filmuar dhe dorëzuar në polici vetë Princi Leka, dhe se ato duhet të përbënin sekret, megjithatë kanë dalë në media.

Postimi i plotë: 

“Oborri Mbretëror shpreh thellësishtë zhgënjimin nga institucionet ligjzbatuese te të cilat dyshojmë se kanë cënuar të drejtën e anonimitetit, duke shpërndarë videot te të tretë”, thuhet në deklaratë.

Përshëndetje, siç edhe jeni informuar, Princ Leka pasditen e 5 marsit ështe sulmuar fizikisht me sende të forta nga ish-bashkëshortja dhe ish-vjehrri i tij dhe videot e këtij momenti janë bërë publike në rrjetet sociale.

Videot jane dorëzuar vetëm në komisariatin e policisë nga Princ Leka  ll Zogu,  si provë materiale për dhunën e ushtruar ndaj tij, por pavarësisht se janë kosideruar si nje sekret, këto materiale, së bashku me deklaratën, qarkulluan gjerësisht në rrjetet sociale dhe në medie duke përciell imazhe të pakëndëshme dhe me përmbajtje dhune.

Oborri Mbretëror shpreh thellësishtë zhgënjimin nga institucionet ligjzbatuese te të cilat dyshojmë se kanë cënuar të drejtën e anonimitetit, duke shpërndarë videot te të tretë.

Gjithashtu Oborri Mbretëror kërkon ndërhyrjen e policisë dhe institucioneve përkatëse për fshirjen e këtyre : imazheve nga rrjetet sociale dhe nga mediet.

Të fundit