Flash News

E-TJERA

Publikimi i tezës së Anglishtes, Ministria e Arsimit: Nuk cenon procesin e Maturës Shtetërore

Publikimi i tezës së Anglishtes, Ministria e Arsimit: Nuk cenon

Ministria e Arsimit dhe Sportit ka reaguar pas publikimit të tezës së Anglishtes, 30 minuta pas nisjes së testit.

MAS deklaron se publikmi i tezës nuk e ndikon procesin, duke garantuar se provimi po kryhet në kushte të sigurta për maturantët. Kjo nuk është hera e parë që teza e provimit publikohet në rrjete sociale, por ka vite që MAS nuk i jep një zgjidhje situatës.

“Akti i shëmtuar i fotografimit dhe publikimit të tezës së provimit të maturës së lëndës gjuhë e huaj, pasi ka nisur provimi, nuk ndikon aspak në proces dhe nuk mund të hedhë poshtë punën e palodhur të mijëra mësuesve, administratorëve dhe punonjësve të strukturave arsimore në të gjithë vendin, që kanë punuar prej muajsh me përkushtim për mbarëvajtjen e këtij procesi.

Ministria e Arsimit dhe Sportit dënon me forcë çdo akt që synon të dëmtojë besueshmërinë dhe integritetin e Maturës Shtetërore, duke theksuar se çdo përpjekje për të prishur mbarëvajtjen e procesit të provimeve do të trajtohet me rigorozitet, sipas rregullores në fuqi.

Ministria e Arsimit dhe Sportit siguron se provimi po zhvillohet me standardet më të mira, duke i dhënë mundësi maturantëve të tregojnë aftësitë dhe kompetencat e përfituara gjatë viteteve të studimit.

Këto standarde janë garantuar nga strukturat arsimore në çdo hallkë të procesit: Nga hartimi i testeve me profesionalizëm dhe siguri të plotë, deri te përgatitja dhe certifikimi i personelit administrativ. Janë kryer konsultimet në shkolla, testet model të shpërndara nga Qendra e Shërbimeve Arsimore që në muajin janar, zhvillimi i para-testeve në shkolla si dhe mbështetja psikologjike për përballimin e stresit të provimeve, si masa që kanë shoqëruar përgatitjen për Maturën 2025”, deklaron MAS.

Të fundit