Flash News

E-TJERA

Publikohen formacionet zyrtare të Shqipëri-Azerbajxhan

Publikohen formacionet zyrtare të Shqipëri-Azerbajxhan

Shqipëria përballet sot me Azerbajxhanin në miqësoren e dytë dhe të fundit përgatitore para udhëtimit drejt Gjermanisë për pjesëmarrjen në Euro 2024.

Në këtë sfidë trajneri ka hedhur në fushë pjesën më të madhe të atij që pritet të jetë formacioni titullar gjatë aktivitetit në Gjermani.

Në mbrojtje në të djathtën kthehet Hysaj teksa në qendër është Gjimshiti që ka zënë vendin e tij të zakonshëm. Silvinjo i ka dhënë minuta Ajetit duke e aktivizuar nga minuta e parë në këtë sfidë.

Ndërkohë, mesfusha është e zakonshmja me Asllanin e Ramadanin përkrah njëri-tjetrit dhe Bajramin më të avancuar.

Në sulm, Asani dhe Seferi krijojnë dyshen e zakonshëm nga krahët, që tani ka Brojën si pikë referimi në qendër.

FORMACIONET ZYRTARE

SHQIPËRIA: Strakosha, Hysaj, Ajeti, Gjimshiti, Mitaj, Ramadani, Asllani, Bajrami, Asani, Seferi, Broja.

Trajner: Silvinjo

Publikohen formacionet zyrtare të Shqipëri-Azerbajxhan

AZERBAJXHANI: Mahamedal, Mustafazadeh, B. Husejnov, R. Mamadov, Jafargulijev, Diniev, Makhmudov, Isaev, Bajramov, Shejdajev, Emreli.

Trajner: Arif Asadov

 

Të fundit