Flash News

E-TJERA

Publikohen formacionet zyrtare/ Uellsi pa Bale, si rreshtohet Shqipëria

Publikohen formacionet zyrtare/ Uellsi pa Bale, si rreshtohet Shqipëria

Janë publikuar formacionet zyrtare e përballjes miqësore Uells-Shqipëri, që do të startojë në orën 18:00 në stadiumin “Cardiff City”.

Kuqezinjtë e drejtuar nga Edy Reja rreshtohen me formacionin 3-5-2, ku në portë debuton Gentian Selmani, ndërsa treshja e mbrojtjes përbëhet nga Kumbulla, Gjimshiti e Ismajli.

Në të djathtë të mesfushës do ta nisë si titullar Albi Doka, ndërsa në të majtë Ermir Lenjani. Në  treshen e qendrës do të jetë Abrashi, Çekiçi dhe Bare. Në sulm do ta nisin si titullar Manaj dhe Balaj.

Për Uellsin, i cili vlen të theksohet se do të jetë pjesëmarrëse e kompeticionit EURO 2020, nuk do të luaj nga minuta e parë ylli i Totenhemit, Gareth Bale.

FORMACIONET ZYRTARE:

UELLS – (4-4-2): Henesi; Ampadu, Mefam, Dejvis, Uilliams; Levit, Alen, Ramsi, Norrington-Dejvis; Bruks, Roberts. Trajner: Rob Pejxh.

SHQIPËRIA – (3-5-2): Selmani; Ismajli, Kumbulla, Gjimshiti; Doka, Çekiçi, Bare, Abrashi, Lenjani; Balaj, Manaj. Trajner: Edoardo Reja.

Të fundit