Flash News

E-TJERA

Publikohen pamjet e ndalimit të shefit të Qarkullimit Rrugor të Tiranës, Roven Zeka

Publikohen pamjet e ndalimit të shefit të Qarkullimit Rrugor të

Janë publikuar pamje nga momenti kur shefi i Qarkullimit Rrugor të Tiranës, Roven Zeka, dhe shefi i Sektorit të Aksidenteve, Sokol Novaku, kanë mbërritur në Drejtorinë Vendore të Policisë së Tiranës pas ekzekutimit të urdhër-arresteve të lëshuara nga SPAK.

Burime zyrtare bëjnë me dije se Agjencia e Mbikëqyrjes Policore dhe Byroja Kombëtare e Hetimit kanë shkuar për të zbatuar urdhrin e arrestit ndaj Zekës, i cili dyshohet për përfshirje në një rast korrupsioni. Sipas burimeve, në momentin e ekzekutimit të masës, Zeka ka tentuar të largohet me vrap, por është neutralizuar dhe ndaluar nga agjentët e AMP.

Përveç Zekës dhe Novakut, në pranga ka përfunduar edhe Edison Tabaku, oficer i Policisë Gjyqësore. Të tre zyrtarët e Policisë dyshohet se i kanë kërkuar dhe marrë para një shtetaseje, për të favorizuar çështjen e një aksidenti rrugor ku ajo ishte përfshirë.

SPAK ka marrë në dorë hetimin e çështjes, ndërsa hetimet pritet të zbardhin të tjera detaje mbi rrjetin e mundshëm të korrupsionit brenda strukturave të Policisë Rrugore.

Të fundit