Flash News

E-TJERA

+18/ Publikohen pamjet e vrasjes së biznesmenit në Elbasan, Edmond Mëhalla

+18/ Publikohen pamjet e vrasjes së biznesmenit në Elbasan, Edmond

Publikohen pamjet nga momenti tragjik kur biznesmeni Edmond Mëhalla u qëllua me armë zjarri në karburantin që zotëronte në Elbasan. Hetuesit kanë vlerësuar se materialet tregojnë qartë dinamikën e atentatit dhe veprimet e autorit.

Sipas pamjeve, autori ka mbërritur me një “Audi” dhe është afruar pranë Range Rover-it të Mëhallës.

Ai ka qëlluar disa herë drejt biznesmenit përpara se të largohej me të njëjtin mjet drejt Librazhdit. Sipas hetimeve paraprake, në Mirakë makina dyshohet të jetë djegur, ndërsa autoritetet besojnë se atentatori ka vepruar i vetëm, si shofer dhe ekzekutor.

Hetuesit nuk e kanë identifikuar ende autorin, por ka indikacione që mund të jetë shtetas i huaj, i kontraktuar ekskluzivisht për ngjarjen. Pamjet e sigurisë zbulojnë gjithashtu se atentatori ka pritur disa minuta që viktima të largohej nga ambientet pranë karburantit, duke planifikuar çdo lëvizje.

 



Të fundit