Flash News

E-TJERA

Publikohen pamjet e sherrit me thika në Vlorë, një vajzë tenton të ndërhyjë mes të rinjëve

Publikohen pamjet e sherrit me thika në Vlorë, një vajzë

Janë publikuar pamjet e sherrit të dhunshëm, që degradoi deri në përdorimin e thikës, të regjistruar mbrëmjen e djeshme në qytetin e Vlorës.

Blutë e qytetit bregdetar njoftuan ditën e sotme se kishin arrestuar autorin, 32-vjeçarin Indrit Halili, i cili për motive të dobëta, u konfliktua fizikisht, në lagjen “10 Korriku” dhe në lagjen “Pavarësia 2”, me dy shtetas të ndryshëm, të cilët gjatë sherrit i plagosi me thikë.

Të plagosur mbetën shtetasit Kristi Kostandino 32 vjeç dhe M. F., 39 vjeç, të cilët u dërguan në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu, sipas Policisë edhe edhe autori i arrestuar Indrit Halili ka marrë ndihmën mjekësore për dëmtimet e marra gjatë konfliktit.

Në videon e publikuar nga News 24 duken qartë dy të rinjtë që konfliktohen fizikisht në afërsi të rrethrrotullimit të “Skelës”, ndërsa nuk shihet asnjë kalimtar që të ndërhyjë gjatë përplasjes.

Nga pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë shihet se pranë tyre ka qenë edhe një vajzë, e cila fillimisht tenton t’i ndajë, por më pas vrapon dhe futet brenda një objekti, ku futet më pas dhe një prej protagonistëve të sherrit. Ende nuk dihen arsyet e konfliktit mes tyre.

Të fundit