Flash News

E-TJERA

Publikohen pamjet ku u pa për herë të fundit Ervis Martinaj, dyshohet se u nxorr në pritë nga një femër

Publikohen pamjet ku u pa për herë të fundit Ervis Martinaj,

Publikohen për herë të parë pamjet ku u pa për herë të fundit Ervis Martinaj, personit më të shumëkërkuar në Shqipëri që nga 11 gushti i këtij viti.

Në videon e publikuar nga emisioni ‘Në Shënjestër’ në Neës24, Martinaj shfaqet mbrëmjen e 5 gushtit 2022 në ambientet e një hoteli në vijën bregdetare të Durrësit, i shoqëruar nga e dashura e tij me të cilën kaloi mbrëmjen dhe efektivit të policisë, Jeton Lami i cili tashmë ndodhet i ndaluar.

 

“Në shënjestër” zbardhi edhe pjesë të dosjes, ku thuhet se hetimi për zhdukjen e Martinajt, nisi pas informacionit të marrë nga një burim konfidencial, i cili rrëfente se i shumëkërkuari ishte rrëmbyer dhe vrarë nga kundërshtarët.

Në dosje thuhet po ashtu se njeriu më i famshëm i krimit në Shqipëri, është nxjerrë në pritë nga një femër, emri i të cilës nuk bëhet i ditur.

Deri tani, Martinaj përflitet për dy pista, ose ka inskenuar ngjarjen apo është rrëmbyer dhe vrarë nga kundërshtarët e shumtë.

               

Të fundit