Flash News

E-TJERA

Publikohen rezultatet e provimit të Gjuhës së Huaj për maturantët, linku ku mund të shikoni notat

Publikohen rezultatet e provimit të Gjuhës së Huaj për

Kanë dalë pak minuta më parë notat e provimit të Gjuhës së Huaj, provimi i parë i organizuar në kuadër të Maturës Shtetërore.

Lajmin e ka bërë me dije ministrja e Arsimit Evis Kushi, e cila përmes një postimi në rrjetet sociale shprehet optimiste për rezultatet në tërësi, duke shtuar se një pjesë e mirë e maturantëve kanë shkëlqyer me rezultatet e tyre maksimale.

"Jam optimiste për rezultatet e maturantëve tanë në provimin e parë të Maturës Shtetërore, gjuhë e huaj, ku një pjesë e mirë kanë shkëlqyer me rezultatet e tyre maksimale. Urimet më të mira të gjithëve!" shkruan Kushi.

Linku i rezultateve:

http://qsha.gov.al/infos/matura_2021/rezultate_d3_2021.pdf

 

Të fundit