Flash News

E-TJERA

Publikohen tezat e lëndëve me zgjedhje, Ministria e Arsimit: Integriteti dhe siguria nuk janë cënuar

Publikohen tezat e lëndëve me zgjedhje, Ministria e Arsimit:

Ashtu si në provimet e tjera, vetëm pak nga nisja e provimit, në rrjetet sociale doli teza provimeve.

Sërish ministria e Arsimit në një reagim publik, tha se kjo gjë nuk ndikonte në mbarëvajtjen dhe integritetin e procesit, pasi testimi po zhvillohet nën zbatimin e një sërë masash.

Njoftimi i plotë:

Provimi i lëndëve me zgjedhje, pjesë e Maturës Shtetërore 2025, po zhvillohet në përputhje me standardet dhe procedurat e sigurisë dhe publikimi i tezave pasi provimi ka filluar në të gjitha qendrat e testimit nuk e cënon në asnjë moment procesin.

Procesi i Maturës Shtetërore është zhvilluar me masa të shtuara sigurie, në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse, për të garantuar barazi dhe integritet për të gjithë maturantët.

MAS është në komunikim të vazhdueshëm me institucionet përkatëse dhe ka ngritur strukturat e monitorimit në terren, me qëllim garantimin e një procesi të drejtë dhe të sigurt për nxënësit tanë.

Ministria falenderon të gjithë mësuesit, drejtuesit e shkollave, administratorët e provimeve për angazhimin në mbarëvajtjen e Maturës Shtetërore.

Të fundit