Flash News

E-TJERA

Publikohet ekstrakti i 5-të i listave zgjedhore të 25 Prillit, si mund të verifikoni emrin

Publikohet ekstrakti i 5-të i listave zgjedhore të 25 Prillit, si mund
Foto ilustruese

Ministria e Brendshme ka publikuar, ekstraktin e pestë të listave për zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit.  MB thotë se Zyrat e Gjendjes Civile në bashki apo njësi administrative, kanë detyrimin ligjor të printojnë ekstraktin e pestë sipas vendbanimit dhe qendrave të votimit, nën juridiksionin e tyre territorial.

Ky ekstrakt, si edhe katër të parët, do firmoset nga kryetari i Bashkisë dhe më pas do të publikohet në ambientet e bashkive në vende me hyrje të lirë të aksesueshme për qytetarët ku çdokush mund të verifikojë emrin në listë.

Nga data 3 shkurt 2021, DPGJC do të nisë verifikimet për publikimin e listës së pestë të zgjedhësve. Qytetarët mund të verifikojnë edhe online emrin në listën zgjedhore, përmes portalit qeveritar e-Albania

Ekstrakti i parë i përbërësve zgjedhor u publikua në 5 tetor të vitit që lamë pas, ekstrakti i dytë në 2 nëntor,  i tretë në 1 dhjetor dhe ekstrakti i katërt në 4 janar të 2021.

Të fundit