Flash News

E-TJERA

Publikohet hulumtimi mbi nevojat institucionale në Kosovë dhe Shqipëri

 Publikohet hulumtimi mbi nevojat institucionale në Kosovë dhe

Ditën e djeshme  (28 tetor 2020) , organizata jo-qeveritare GERMIN ka publikuar një hulumtimin mbi nevojat institucionale në Kosovë dhe Shqipëri për ekspertizë nga Diaspora.

Publikohet hulumtimi mbi nevojat institucionale në Kosovë dhe

Në eventin e mbajtur dje u publikuan rezultatet dhe të gjeturat kryesore të hulumtimit nga Profesori Ilir Gëdeshi ku më pas u zhvillua një bashkëbisedim me pjesëmarrësit mbi sfidat që janë në lidhje me angazhimin e Diasporës. Nga hulumtimi është kuptuar se  institucionet publike në Kosovë dhe Shqipëri kanë nivel të ulët të bashkëpunimit me diasporën, dhe edhe bashkëpunimi aktual vjen si rrjedhojë e nismave nga profesionistët e diasporës. Institucionet e arsimit të lartë dhe institucionet qeveritare (ministrie) shprehin nevojë të lartë për ekspertizë nga diaspora në fusha si: hartimi dhe zbatimi i projekteve, prakticienë dhe mentorë, mirëpo nuk kanë apo nuk kanë zhvilluar programe deri më tani për tërheqjen e profesionistëve në këto fusha. Gjithashtu, përfaqësuesit e universiteteve hezitojnë të shfaqin nevojën për lektorë apo ligjërues, edhe pse kapacitetet e tyre lënë për të dëshiruar në këtë pjesë.

Publikohet hulumtimi mbi nevojat institucionale në Kosovë dhe

Ndërkohë, Bashkitë dhe Komunat (niveli lokal) në Shqipëri shprehen të kenë nevojë për hartues projektesh dhe zbatues në fushat e Turizmit, Bujqësisë, Mbrojtje të Mjedisit dhe Përpunim të mbetjeve. Në Kosovë shprehet e njëjta nevojë, duke shtuar sektorët e urbanistikës dhe projekteve të zhvillimit të qëndrueshëm. Vlerësimi i nevojave është bërë në një formë të poentimit nga 1 deri në 5, ku 5 shpreh nevojën më të madhe dhe 1 nevojën më të vogël.

Publikohet hulumtimi mbi nevojat institucionale në Kosovë dhe

Prezantimi u pasua me një sesion pyetjesh/përgjigjesh me pjesëmarrësit në këtë ngjarje. Konkluzionet e dala përmblidhen në këto pika:

  • Ekziston nevoja për ekspertizë nga diaspora në institucionet publike në Kosovë dhe Shqipëri në fusha specifike;
  • Nuk ka programe apo mekanizma tjerë që tërheqin profesionistët nga diaspora për t’u angazhuar në institucione në vendet e origjinës; Shumica e nismave apo bashkëpunimit të deritanishëm ka ardhë si rrjedhojë e nismave nga pjesëtarët e diasporës;
  • Institucionet publike shprehen të gatshme të pranojnë ekspertë nga diaspora në fusha të ndryshme (kryesit për hartim dhe zbatim të suksesshëm të projekteve), por vërehet një hezitim tek institucionet e arsimit të lartë për të pranuar lektorë/ligjërues brenda departamenteve.

Publikohet hulumtimi mbi nevojat institucionale në Kosovë dhe

Në këtë ngjarje u shënua gjithashtu lansimi zyrtar i organizatës në Shqipëri. Organizata GERMIN është regjistruar që në 2014-ën në Kosovë dhe përgjatë gjashtë viteve të fundit nuk ka munguar bashkëpunimi me Shqipëri si dhe përfshirja e anëtarëve të Diasporës së Shqipërisë pasi qasja e GERMIN është pan-shqiptare. Germin është një organizatë joqeveritare që përdor teknologjinë dhe kanalet virtuale për të lidhur dhe angazhuar Diasporën në avancimin e zhvillimit dhe demokratizimit të vendeve të tyre.

 

Të fundit