Flash News

E-TJERA

Publikohet kalendari, si do të bëhet aplikimi dhe regjistrimi në Universitete

Publikohet kalendari, si do të bëhet aplikimi dhe regjistrimi në

Ditën e sotme është bërë publik kalendari i procedurave për aplikimin në universitete për vitin akademik 2024-2025.

Sipas kalendarit të publikuar, faza e parë nis më 15 korrik dhe mbaron në 29 korrik dhe është faza e pagesave të tarifave.

Kandidatët, përpara aplikimit për zgjedhjen e preferencave në portalin e aplikimit universitar, kryejnë pagesën e tarifës së aplikimit në vlerën 2000 lekë, në zyrat e Postës Shqiptare apo në bankat e nivelit të dytë, nëpërmjet faturës për arkëtim, të cilën e shkarkojnë në portalin U-Albania.

Pagesa kryhet deri në 29 korrik 2024. Pas dorëzimit të mandatit të pagesës, sekretaritë e shkollave konfirmojnë pagesën e kryer brenda datës 29 korrik 2024, në portalin U-Albania.

Më tej, realizohet aplikimi online dhe për këtë periudha e përcaktuar është 30 korrik-4 gusht.

Në këtë periudhë gjashtë ditore, maturantët zgjedhin 10 programe studimi.

Më 28 gusht është faza e ankimimit.

Më 30 gusht-13 shtator është faza e regjistrimit në Institucionet e Arsimit të Lartë, ndërsa do të ketë publikim real të renditjes dhe në fund faza e çregjistrimit, për të cilën është caktuar një kohëzgjatje prej dy ditësh nga 14-15 shtator.

Të fundit