Flash News

E-TJERA

Publikohet testi i Gjuhë-Letërsisë teksa maturantët kryejnë testimin

Publikohet testi i Gjuhë-Letërsisë teksa maturantët

Teksa maturantët janë futur në orën 10:00 në ambientet e posaçme për tu testuar për njohuritë në Gjuhën shqipe dhe Letërsi, teza ka dalë sërish online.

Llogaria e “Studentët denoncojnë” në FB ka publikuar tezën e plotë të provimit vetëm 20 minuta pasi ka filluar testi.

E njëjta situatë ndodhi edhe me testimin e Gjuhës së Huaj që u zhvillua më 1 Qeshor.

E pyetur më pas nga mediat, ministrja e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve, Evis Kushi deklaroi se tashmë ka nisur një hetim për zbardhjen e çështjes. Megjithatë, Kushi e minimizoi ndikimin e rrjedhjes së tezës në rrjetet sociale.

Sipas ministres, përderisa teza nuk ka dalë përpara se të nisë testimi, kjo nuk cënon procesin e vlerësimit.

“Maturantët të jenë të qetë, sepse secili do të marrë notën që meriton,” tha ajo për mediat.

Ministrja e Arsimit gjithashtu pranoi se personat që fshihen pas këtyre rrjedhjeve janë të njëjtët, dhe ata veprojnë me qëllimin e cënimit të procesit të testimeve, por që sipas saj, nuk ia kanë arritur.

 

 

 

 

Të fundit