Flash News

E-TJERA

Publikohet urdhri i MSH/ Manastirliu firmos për masat e reja shtrenguese anti-COVID: Nga nesër Shqipëria ‘mbyllet’ në 22:00

Publikohet urdhri i MSH/ Manastirliu firmos për masat e reja shtrenguese
Foto Ilustruese/ Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu

Publikohet urdhri i Ministrisë së Shëndetësisë për masat e reja shtrenguese anti-Covid, i cili bën me dije se nga nesër Shqipëria ‘mbyllet’ në 22:00.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka bërë firmosjen e këtij urdhri i cili u njoftua një ditë më parë në kudër të masave të reja nga Komiteti i Ekspertëve.

Masat e reja do të jenë në fuqi për një periudhë 3 javore me efekt rishikimi çdo dy javë në varësi të dinamikës së situatës epidemiologjike.

Sipas skenarëve të riskut, evidentohen zona me nivel të ulët të riskut, zona me nivel mesatar të riskut dhe zona me nivel të lartë risku.

- Kufizimi i lëvizjes nga ora 22:00 – 06:00 në të gjithë vendin, me përjashtim të lëvizjes për motive pune, emergjenca shëndetësore apo nevoja të domosdoshme.

- Ndalohen aktivitetet e bareve – restoranteve nga ora 22:00 – 06:00 (përvec shërbimit delivery).

- Smart-ëorking për administratën publike (sipas specifikës së sektorit) në zbatim të protokolleve të sigurisë. Përjashtim bëjne strukurat ofruese të shërbimeve duke zbatuar protokollet e sigurisë.

Publikohet urdhri i MSH/ Manastirliu firmos për masat e reja shtrenguese

Të fundit